Inter, flet edhe Christian Eriksen: “Une nuk e terheq asnjehre kemben prapa. Me vjen shume keq qe…”
Christian Eriksen, autori i golit teper te bukur ne ndeshjen e sotme ndaj Napolit eshte ndalur per mikrofonat e Inter TV per te analizuar ndeshjen.
Ai ka nisur gjithcka duke folur per kemben e tij te preferuar: “Une jam nje lojtar qe gjuaj me te djathten, por se keni idene sa me pelqen te gjuaj edhe me te majten.”
“Nese eshte e nevojshme, une nuk e terheq asnjehere kemben prapa dhe e provoj gjithmone gjuajtjen kur me jepet mundesia.”
“Jam rritur duke i stervitur te dyja kembet njesoj. Ne rastin e goditjeve te denimit gjithesesi perdor gjithmone te djathten.”
“A jemi te lumtur? Kemi ardhur ketu per fitore, kemi qene teper te pafat ne pjesen e pare. Per kete me vjen keq sot.”
“Ne pjesen e dyte kemi luftuar per te arritur barazimin dhe ja dolem. Me pas, tentuam golin e dyte por ishte e veshtire.”
“Tani kemi nje ndeshje me pak dhe kemi fituar nje pike. Dalengadale po afrohemi me objektivin tone final.”
“Donim te fitonim por e rendesishme eshte qe nuk dolem pa pike nga nje ndeshje e tille dhe te gjithe e dime sa e veshtire eshte te marresh pike ne Napoli.”