Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

526 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Conte, shume pak e kane kuptuar lajmin e vertete: “Ka qene Lukaku i pari qe e ka zbuluar…”

Inter-Conte, shume pak e kane kuptuar lajmin e vertete: “Ka qene Lukaku i pari qe e ka zbuluar…”
Inter Club Staff

Fitorja e Interit ne mesjave ndaj Borussia Moenchengladbach ne Borussia Park, ka entuziazmuar jo pak tifozet zikalter.

Por nga ana tjeter, pikerisht kur skuadra dukej e ndare me dysh, ja qe tre piket kane hapur horizonte te reja per Interin.

Pas shume kritikave dhe hipotezave te ndryshme per te ardhmen, Antonio Conte ka marre nje pergjigje te rendesishme ne fushen e lojes, qe shkon pertej nje fitore te nje ndeshje te vetme.

Nje pergjigje qe nuk ka kaluar e pavezhguar, por eshte nje pergjigje qe trazon shpirtra dhe ndjesi ne ambjentin zikalter.

Skuadra, Lukaku ne radhe te pare, eshte bere nje mur i madh perreth tranjerit, perreth idese dhe projektit te lojes se Interit.

Gjithcka ka ndodhur pas nje fillimi turbullues te sezonit, por qe tashme Interi duket se eshte futur ne shina.

Nje pergjigje kaq e forte nuk eshte se ishte e sigurt qe do te ndodhte, sepse ne nje fushe aq te veshtire sa Borussia Park, nuk do te ishte nje shetitje, duke qene se ata ishin nje nga skuadrat me ne forme ne Europe.

Por kur Conte konfirmon se “ai gol” (i Plea) mund te na kishte vrare”, thote te verteten.

Nese nuk do te kishte qene nje skuader aq kompakte ne fushe dhe e bashkuar, Interi nuk do te kishte arritur ne asnje moment te fitonte nje ndeshje si ajo.

Prandaj, Lukaku dhe shoket jane kori i drejtuesit te orkestres. Ata qe besuan ne radhe te pare se mund tja dilnin me Conten ne krye.

“Pas mjegulles me Madrid, ishte e drejte te mendohej se ne nje moment te caktuar, drejtimi i Contes nuk ishte me aq i sigurt.”

“Por kesaj radhe eshte kaq shume e sigurt se ato momente te veshtira kane kalitur akoma me shume shpirtin e skuadres: te gjithe lojtaret, me gjigandin Lukaku ne radhe te pare, jane salduar perreth teknikut ne pankine gati per cdo sfide”, zbulon La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.