Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

871 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte thote po per nje sakrifice te madhe, por nuk eshte Lautaro: shkembim i cmendur me Tottenham?

Inter, Conte thote po per nje sakrifice te madhe, por nuk eshte Lautaro: shkembim i cmendur me Tottenham?
Inter Club Staff

Interi deshiron ta mbylle kete sezon sa me mire dhe pse jo, te arrije ne fund te Europa League e me pas mund te perqendrohet per perforcimin e skuadres per te fituar ne Itali.

Conte e di qe mund te bente me shume por edhe se drejtuesit mund te benin me shume. Gjithesesi, per teknikun, hapat fals kane shume fajtore.

Ne kete moment, pa mentalitet fitues, eshte e veshtire te pretendosh: prandaj duhen lojtare eksperte qe mund te dergojne Interin ne maje.

“Emrat jane te njohur tashme: Vidal, te cilit i eshte bashkuar Kante kohet e fundit, Dzeko, Emerson dhe Vertonghen.”

“Per disa nga keta, Interi ka levizur tashme. Per Emerson per shembull, eshte gjetur dakordesia me lojtarin.”

“Negociatat me Chelsean jane te avancuara e mbase do te behet edhe nje tentative per Kante.”

“Vetem se per te arritur te francezi, Interi duhet te beje nje shitje shume te rendesishme e mund te mos jete Lautaro.”

“Vete Conte e ka pranuar qe Interi te beje nje sakrifice te madhe ne skuader, por ai mund te jete Milan Skriniar, i cili shihet si me lehte i zevendesueshem.

“Per sulmin pastaj, ideja eshte Edin Dzeko, por edhe per kete te fundit Roma po tenton te beje rezistence”, lexohet tek Corriere dello Sport.

“Ne shtepine Interi po mendojne edhe per te ardhmen dhe prandaj kane ndodhur manovra te rendesishme drejt Tonali dhe Kumbulla, te dy sapo kane mbushur 20 vjec.”

“Por duhet te konsiderohet edhe i riu Ndombele me 23 vitet e tij.”

“Francezi e ka vuajtur shume kalimin nga Lyon tek Tottenham dhe me Mourinhon nuk ka nje mardhenie te mire.”

“Ai mund te largohet nga Londra (e kemi thene edhe dite me pare). Keshtu, Interi po studion nje plan per te arritur tek ai duke ofruar nje shkembim te cmendur.”

“Brozovic ne drejtim te Londres tek Mourinho qe e pelqen shume dhe ne anen e kundert ne Milan te vije francezi Ndombele.”

Kete shkruan sot e perditshmja italiane Corriere dello Sport qe pak a shume tregon se emrat ne merkaton e Interit jane po te njejtet.

Gjithesesi, edhe ata e pranojne se zikalterit nuk duan te levizin ne menyre te rendesishme ne tregun e blerjeve pa u mbyllur ky sezon e me pas do te behen te gjitha vleresimet e duhura.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.