Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

253 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Corriere zbulon gjithcka: “Ja formacioni anti-Napoli qe Inzaghi ka provuar dje ne Appiano: ne fushe edhe…”

Inter, Corriere zbulon gjithcka: “Ja formacioni anti-Napoli qe Inzaghi ka provuar dje ne Appiano: ne fushe edhe…”
Inter Club Staff

Nje ndeshje shume delikate qe mund te vendose edhe fatin e nje sezoni te tere.

Neser ne Meazza do te vije nje Napoli i cili eshte karikuar nga lufta qe po ben per Scudetton kete sezon me startin qe ka pasur.

Ja pse Simone Inzgahi, sipas asaj qe shkruan Corriere dello Sport, po vlereson me se miri zgjedhjet e tij per te vene ne veshtiresi te madhe Napolin.

“Diten e djeshme Inzaghi ka bere edhe provat gjenerale ne Appiano Gentile duke hedhur ne fushe formacionin qe do te jete titullar neser.”

“Ne sulm eshte pare Lautaro dhe Correa. Me shume do te kuptohet diten e sotme dhe ne mengjesin e neserm, por ideja e tranjerit duket se eshte pikerisht kjo.”

“Ndjesia eshte se Dzeko ende nuk eshte ne 100% te formes se tij dhe ai mund te kaloje ne formacion vetem nese jep siguri te plote se eshte ne forme.”

“Jo per gje, por Inzaghi nuk deshiron te rrezikoje Dzeko perpara nje ndeshje si ajo te merkuren kunder Shakhtar.”

“Inter me nje fitore do te kalonte menjehere ne turin tjeter te Champions League dhe prandaj ajo ndeshje eshte gjithashtu shume e rendesishme.”

“Nderkohe, ne vend te Dzeko behet gati Correa qe ka nje rekord shume te keq ndaj skuadres se Napolit.”

“Ai, gjashte here qe ka luajtur me ta, ka humbur gjithmone. Mbase kjo do te jete hera e duhur per te bere dicka ndryshe.”

“Lautaro nderkohe dje ka zhvilluar stervitjen e pare te plote qe prej rikthimit nga Amerika Latine dhe Inzaghi ka pare nga afer gjendjen e tij.”

“Ka pasur nje lajm te mire sepse El Toro ka treguar se eshte mire dhe se ka ditur ta ruaje veten me Argjentinen.”

“Ai pasi ka marre nje goditje dhe ka ndjere pak dhimbje ka kerkuar te zevendesohet me Argjentinen duke mos rrezikuar.”

“Toro eshte totalisht i rekuperuar keshtur por i tille mund te quhet edhe Dzeko, edhe pse ky i fundit me te gjitha gjasat do e nise nga stoli.”

“Formacioni i mundshem per neser eshte: Handanovic, Skriniar, Ranocchia, Bastoni, Darmian, Barella, Calhanoglu, Brozovic, Perisic, Lautaro, Correa.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.