Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 5, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, dalin pergjigjet e kontrolleve te reja per Lukaku: “Ja kur pritet te luaje perseri per Interin: ndaj…”

Inter, dalin pergjigjet e kontrolleve te reja per Lukaku: “Ja kur pritet te luaje perseri per Interin: ndaj…”
Inter Club Staff

Ashtu si eshte parashikuar, ne transferten e veshtire te Torinos, Simone Inzaghi nuk do te kete Romelu Lukaku ne dispozicion.

Ne kete moment, sulmuesi belg gjendet ne Belgjike per te ndjekur disa terapi te vecanta per rekuperimin e tij.

Ai ka pesuar edhe njehere tjeter nje demtim te ngjashem muskulor me te fundit, duke u demtuar te kofsha e majte perseri.

Ky nuk ka qene nje lajm i mire, sepse per lojtaret, asnjehere nuk eshte dicka e mire demtimi te i njejti vend per dy here radhazi.

Nderkohe, Tuttosport ka treguar edhe me shume: “Big Rom ka bere kontrollet e reja ne oret e kaluara per te marre nje pergjigje”.

“Ai do te beje kontrolle te tjera edhe ne ditet ne vazhdim, por shanset e rikthimit te tij ne fushe jane teper te pakta per ndeshjet e ardhshme”.

“Edhe pse lojtari ka pasur shpresa dhe ne momentet e para ka tentuar qe te jete gati ne Bergamo ndaj Atalantes, dicka e tille nuk do te ndodhe”.

“Ai do te luaje prape me Interin vetem ne 2023, pas Boterorit, ne Inter-Napoli qe luhet ne daten 04 janar 2023”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.