Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 10, 2022

Scroll to top

Top

1,258 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah arsyeja e madhe qe po blihet Mkhitaryan: “Gjithcka fshihet ne muajin shkurt-mars: Inzaghi ka…”

Inter, del ne pah arsyeja e madhe qe po blihet Mkhitaryan: “Gjithcka fshihet ne muajin shkurt-mars: Inzaghi ka…”
Inter Club Staff

Inter me sa duket ka gjetur nje marreveshje me mesfushorin e Romes, ne skadence kontarte, Henrikh Mkhitaryan.

Mungon normalisht firma dhe vizitat mjekesore, por ne kete moment flitet se ka nje dakordesi totale ndermjet paleve.

Gjithesesi, diten e sotme Corriere dello Sport flet per arsyen e madhe sipas tyre qe Inter eshte hedhur ne sulm per Mkhitaryan.

“Si fillim, duhet thene se Mkhitaryan eshte nje mundesi qe ofron merkato dhe eshte nje emer qe ka bindur direkt Inzaghin.”

“Pse? Gjithcka lind ne shkurt dhe mars, ku Inter ka pasur probleme te medha per shkak te mesfushes dhe alternativave te pakta.”

“Te gjithe e mbajne mend se si zikalterit u futen ne nje udhekryq sapo mungonte nje nga tre mesfushoret titullare.”

“Kjo sepse alternativa nuk kishte dhe ato qe ishin nuk ishin ne lartesine e duhur te nje skuadre qe luftonte per titull.”

“Me armenin ne skuader, Inzaghi jo vetem do te kete nje alternative per Calhanoglu prapa, por edhe nje alternative per trekuartist nese do te kaloje ne nje 3-4-1-2.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.