Inter, del ne pah nje emer i ri per mesfushen? “E ka nisur super sezonin e tij ne Serie A: Marotta seriozisht po…”
Nje skuader e madhe si Interit e ndan gjithmone fushen e lojes nga merkato, sepse shikon me kujdes cdo situate.
Kjo edhe pse e tashmja qe eshte e sigurt, eshte edhe nje e ardhme e tere per tu programuar dhe per tu ndertuar.
Duke pare keshtu talentet me te mire te Serie A, Interi po tenton qe te parakaloje konkurentet dhe te nxitoje ne sigurimin e disa talenteve te reja.
Ne kete ceshtje, sipas calciomercato.com, zikalterit po shohin me shume kujdes rritjen e nje mesfushori te Bolognes qe drejtohet nga Sinisa Mihajlovic.
Behet fjale per Mattias Svanberg, mesfushorin e ri te lindur ne 1999 dhe qe prej disa sezonesh luan tek kjo skuader.
Suedezi ka terhequr vemendjen e shume klubeve ne kete moment, por Interi eshte ne krye te ketyre klubeve per sa i perket interesit.
“Ne drejtimin e Sinisa Mihajlovic, ish-lojtari i Malmo po rritet shume dhe ne kete kampionat ka treguar paraqitje te medha ne nivel personaliteti dhe kualiteti.”
“Per te deri me tani pese ndeshje te luajtura dhe nje gol dhe nje assist. Nje sezon i nisur mire ky nga Svanberg dhe interesi i shume klubeve ku nder to eshte edhe Interi, tregon edhe njehere rritjen e tij te madhe.”