Inter, del ne pah nje emer i ri per zevendesuesin e Handanovic? Ne Spanje zbulojne: “Ka nje pengese te madhe.”
Edhe per 1 apo 2 vite, do te jete Samir Handanovic titullari i Interit ne porte, nuk ka asnje dyshim per kete.
Por klubi zikalter nuk deshiron te gjendet e papergatitur kur te vije koha per te gjetur nje zevendesues ne lartesine e sllovenit.
Qe nga Juan Musso dhe Ionut Radu, jane keta disa nga emrat ne listen e Marotta dhe Ausilios.
Por sipas asaj qe thuhet sot ne Spanje, ka nje profil te ri: behet fjale per Unai Simon, portier i klasit 1997, ne pronesi te Athletic Bilbao qe “do te plotesonte teresisht kerkesat e Interit”.
Problemi, qe nga mediat Spanjolle konsiderohet si i madh, eshte klauzola e largimti qe lojtari ka: plot 50 milione euro.
Athletic duket jo fleksibel ne kerkesen e saj dhe nuk deshiron ta negocioje kete shifer, por nderkohe Marotta dhe Ausilio po e ndjekin me shume kujdes portierin te cilin e konsiderojne si me nje te ardhme te madhe.
Nderkohe, mund te ndikoje pozitivisht edhe kerkesa qe lojtari i ka bere Athleticos per rritjen e rroges se tij.
Objektivi i Athleticos eshte qe te rrise klauzolen e tij ne 70 milione euro, duke pare potencialin e djaloshit.
Gjithesesi, nese keto jane shifrat e verteta, eshte shume e veshtire qe Interi te beje nje investim te tille per nje portier qe do te vinte ne Milano pas 2 sezonesh.