Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

482 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter dhe ai ultimatum i eger i Contes ne fillim te veres se kaluar: ‘Nese doni te fitojme, atehere mos…”

“Inter dhe ai ultimatum i eger i Contes ne fillim te veres se kaluar: ‘Nese doni te fitojme, atehere mos…”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez eshte bere nje lojtar i pazevendesueshem per Interin dhe per tranjerin e saj, Antonio Conte.

Diten e neserme, Interi do te perballet me Napolin ne stadiumin qe eshte emeruar pikerisht per nder te legjendes se Argjentines, Diego Armando Maradona.

Zikalterit do te udhetojne me nje mision te qarte: te blindojne njehere e mire fitimin e Skudetos ne kete sezon.

“Nese nuk eshte maksimumi qe nje numer 10 argjentinas mund te enderroje, me siguri qe jemi shume afer endrres”, nenvizon sot La Gazzetta dello Sport e cila tregon se nuk ka pasur asnje ndeshje ne kete sezon qe tranjeri i Interit ka dashur te luaje pa te ne fushe.

Per momentin Lautaro ka luajtur 30 ndeshje: ne shtepine Inter vetem kapiten Handanovic ka luajtur kaq shume ndeshje ne Serie A.

Nderkohe, asnje skuader e madhe nuk ka nje sulmues qe te kete luajtur kaq shume: ka si ata si Simy, Joao Pedro apo Gyasi qe kane luajtur po kaq shume, por ata luajne ne realitete me te vogla.

Kjo eshte nje shenje se Conte ka nje konsiderate teper te madhe per lojtarin e lindur ne vitin 1997 dhe menaxhimi qe ai i ka bere situates se tij ka qene optimale edhe nga ana fizike.

“Neser ne Napoli, El Toro do te rikthehet nga minuta e pare prane Lukakut per tu afruar akoma edhe me shume me endrren kampionat.”

“Me pas do te mendoje me qete se si te lidhet akoma edhe me gjate me Interin. Kjo sepse Lautaro ka pranuar te qendroje ne Milano dhe kete gje e ka thene publikisht edhe ne ditet e shkuara.”

“Ai i ka thene jo Barcelones njehere e pergjithmone dhe i eshte pergjigjur prezent Contes. Ne fakt ka qene nje ultimatum i ketij te fundit ne drejtim te klubit qe ka bere qe Lautaro te mos levize nga Milano.”

“Conte, veren e shkuar, ne nje bisede miqesore me drejtuesit gjate koherave kur flitej per nje interes te Barcelones per te, i eshte drejtuar me disa fjale teper te qarta qe kane pasur me te vertete shije ultimatumi: ‘Nese doni te fitojme, atehere mos e prekni sulmin. Lautaro duhet te qendroje’, ka thene ai ne ate kohe dhe duket se faktet jane nga ana e tranjerit. Ai kishte te drejte.”

“Por nje shenje tjeter qe Lautaro Martinez nuk do tja dije per largimin nga Interi eshte edhe shkeputja qe ai ka pasur me agjentet historik Beto Yaque dhe Rolando Zarate qe e kane shtyre ate gjithmone drejt Barcelones.

“Regjizori i ri i karrieres se Lautaros pritet te jete babi Mario, i cili ka qene nje mbrojtes krahu ne kategorite e ulta argjentinase vite me oare.”

“Babin do ta ndihmoje edhe Camano, agjenti i Hakimit i cili do te punoje tashme edhe per Lautaro Martinez. Por kjo eshte nje shenje e qellimit te tij per te qendruar ne Milano.”

“Sulmuesi e ka thene dhe sterthene kohet e fundit se eshte nje enderr per te qe ndodhet tek Interi dhe keshtu e shikon edhe te ardhmen e tij: me ngjyrat zikalter.”

“Nderkohe Interi eshte ne pritje: rinovimi eshte gati per 4,5 milione euro plus bonuse pa asnje klauzole largimi.”

“Per zyrtarizimin do duhet te presim pak, e nese do te kishte qene per lojtarin, do kishte ardhur me kohe. Por zikalterit po presin Presidentin Zhang. Duhet edhe pak kohe per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.