Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,324 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ronaldo Fenomenti hap zemren: “E verteta eshte se para se te shkoja te Milan, mora Morattin ne telefon per…”

Ronaldo Fenomenti hap zemren: “E verteta eshte se para se te shkoja te Milan, mora Morattin ne telefon per…”
Inter Club Staff

I intervistuar nga Alessandro Del Piero per sky Sport, ish-lojtari i Interit qe nga shume cilesohet si me i miri ndonjehere, Fenomeni Ronaldo, ka folur per Champions League por jo vetem.

Keto kane qene fjalet e tij diten e djeshme qe kane emocionuar shume tifoze te Interit:

“Une kam qene gjithmone i perulur dhe transparent. Ne Itali kam kaluar nje epoke te pabesueshme, nje epoke madheshtore.”

“Jam trajtuar gjithmone sikur te isha ne shtepi. Edhe kundershtaret, miqte, shoket, te gjithe me respektonin. Do te me mungoje gjithmone Italia.”

Ronaldo: “Prima di andare al Milan ho chiamato Moratti, volevo tornare all’Inter”

“Une jam shume i lidhur me Interin dhe Real. Te Barcelona kam kaluar nje sezon te mrekullueshem por ka perfunduar keq.”

“Kam dale me nje shije te hidhur. Ne Milano kam qene si mbret. Madje pas Realit doja te kthehesha tek Interi.”

“Mora Morattin ne ate moment per te pare nese mund te kthehesha por ishte e pamundur. Duhet thene kjo.”

“Inter ishte nje klub qe ishte avancuar shume edhe ne teknologji. Kishin infrastrukture te mire dhe Moratti po bente investime pa fund por nuk po fitonim dot.”

“Ne ate kohe kishte edhe nje Juventus te forte. Te Milani? Atje vajta sepse nuk u riktheva dot tek Interi.”

“Nuk e di as sot se ke doja te provokoja me ate festim pas golit, tifozet qe ishin teper te merzitur me mua apo Morattin.”

“Por mardhenia ime me Interin ka qene gjithmone speciale. Me siguri rekordet jane bere per tu thyer dhe une kete kam menduar gjithmone.”

“Por eshte e veshtire te krahasosh gjenerata te ndryshme. Ne kohen time ka pasur nje futboll komplet tjeter.”

“Demtimet mua me kane kushtezuar shume, mu desh qe te ndertoja nga e para te gjitha cilesite e mia sa here rikthehesha.”

“Nuk e dija asnjehere nese mund te rekuperohesha. Ne mendje ama mendoja menyra te reja per te bere ate qe dija te beja me mire ne fushe.”

“Ka qene shume e veshtire. Une me mendjen time isha shume i shpejte por ndonjehere ne fushe me pak prej demtimit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.