Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

942 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dhe cmenduria e biletave per Inter-Barcelona: “E pabesueshme ajo qe ndodhi dje: ne vetem 14 ore…”

Inter dhe cmenduria e biletave per Inter-Barcelona: “E pabesueshme ajo qe ndodhi dje: ne vetem 14 ore…”
Inter Club Staff

Dita e djeshme ka qene dita e percaktuar nga klubi i Interit per shitjen e biletave te Inter-Barcelona per te gjithe anetaret zyrtar te klubit.

Gjithcka ka filluar ne oren 10:00 deri ne oren 00:00 ne mesnate, pra per rreth 14 ore ne total nga mengjesi deri ne minuta e fundit te dates 15 shtator.

Por cfare ka ndodhur? Per kete flet sot FcInterNews.it, e cila tregone dhe shifrat e pabesueshme te dites se djeshme:

“Ne fakt, shitja ka nisur me Interin qe ka nxjere ne shitje rreth 48 mije bileta, dhe ka perfunduar me vetem 7 mije te tilla”.

“Ky eshte edhe numri i biletave qe ka dale ne shitje diten e sotme per te gjithe ata tifoze qe nuk jane pjese zyrtare e Interit”.

“Nderkohe, anetaret zikalter qe kane tesseren Inter Club, kane shijuar gjate dites se djeshme edhe nje ulje teper te rendesishme”.

“Ne varesi te sektorit, ata kane marre 20 deri ne 30 euro ulje per cdo bilete te blere si pjestare zyrtare te klubit zikalter”.

“Ne kete ndeshje pritet qe te kete nje vershim te madh nga shume vende te botes me tifoze qe nuk duan ta humbin kete takim te rendesishem”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.