Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

365 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dhe dueli i vetem qe u humb dje ndaj Milanit: “Duhet pranuar: Stefano Pioli e mundi Inzaghin per sa i perket…”

Inter dhe dueli i vetem qe u humb dje ndaj Milanit: “Duhet pranuar: Stefano Pioli e mundi Inzaghin per sa i perket…”
Inter Club Staff

Shtate pike diference dhe nje barazim qe djeg per Interin per menyren se si rodhen gjerat, edhe pse nuk eshte e pare qe ndodh dicka e tille.

Interi arriti te kishte nje volum te larte rastesh, por me pak fjale beri gjithcka vete: edhe golat, edhe autogolat, edhe rastet edhe humbjen e tyre.

Gjithesesi, Interi pati nje moment black out teper te rrezikshem diten e djeshme dhe kete gje ka dashur te analizoje FcInterNews.it.

Sipas tyre, diten e djeshme Milani dhe Stefano Pioli ka fituar vetem nje beteje ne fushen e lojes dhe gjithcka ka ndodhur ne 15 minutat e fundit.

“Interi ishte perpara Milanit ne cdo gje. Nese shihen statistikat do ju jepet ideja e nje ndeshje te barabarte por kush ndeshjen e ka pare, e di shume mire qe Interi ka qene zot i fushes.”

“Interi ka humbur raste qe skuadra te tjera i enderrojne ti kene qe ti shfrytezojne. Por nuk ka qene vetem faji i Interit, por edhe merita e Milanit.”

“Gjithesesi, duhet pranuar: Stefano Pioli e mundi Inzaghin per sa i perket zevendesimeve ne fundin e takimit.”

“Edhe pse Inzaghi ka nje nivel me te larte zevendesuesish ne stol, ai dje gaboi me to dhe sapo fushen e lane te lodhurit dhe te demtuarit e ne fushe hyne lojtaret e fresket, Interi u shkermoq.”

“Interi nuk beri me asnje aksion te rrezikshem pas zevendesimit te Dzekos dhe Lautaros. Nje kembane alarmi kjo sepse zikalterit rrezikuan edhe te pesonin nje gol ne fund te takimit.”

“Gjithesesi, mbetet nje barazim qe i buzeqesh me shume Milanit se sa Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.