Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”
Inter Club Staff

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare shume i lumtur per momentin qe po kalon.

Ai ka shenuar golin e 100 ne Serie A, dhe e ka nisur fjalen e tij menjehere me kete: “Kam shenuar golin e 100, por ne realitet jane 103 se dy mi kane anulluar per pozicion jashte loje (qesh).”

Goli me i bukur?

“Te gjithe jane te bukur, mbase i fundit. Per mua mjafton qe topi te kaloje rrjeten, por e kujtoj qe golin e pare ndaj Juventusit e deri te goli i sotshem.”

“Ai me Torinon me te majten? Ai mund te jete nje nder me te bukurit ndoshta”.

Sa vlere ka kjo fitore?

“Mbase nje ndeshje keshtu tre apo kater jave me pare do e kishim humbur. Nuk kemi bere nje ndeshje te madhe edhe per merite te Sassuolos, por nuk ishte e thjeshte te fitohej ketu”.

Sa deshire ka qe te vazhdohet te shenohet gol?

“Shume deshire. Te besh gol eshte dicka shume e mrekullueshme dhe kur topi kalon vizen je njeriu me i lumtur ne bote”.

“Sot jam njeriu me i lumtur dhe dua te jap kontributin tim deri sa te mundem. Tani jam mire dhe duhet te vazhdoj keshtu”.

Sa te stimulon konkurenca me Lukakun?

“Nuk do te thoja konkurence, por jemi nje skuader e madhe dhe per mua nuk eshte nje gje e re te luftoj per minuta2.

“Kur fiton skuadra jemi te gjithe te lumtur. Njehere luajne dy, me pas dy te tjere, e rendesishme eshte te fitohet ne fund”.

Do i japesh nje pizze Mkhitaryan per assist?

“E drejte, e sigurt qe do te ftoj skuadren per dreke sepse 100 gola nuk behen cdo dite. Me gjithe qef madje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.