Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

381 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Del ne pah nje tjeter pozitiv me Covid19 ne Appiano! “Behet me dije se personi i prekur eshte pjese e stafit te skuadres se pare.”

E FUNDIT – Del ne pah nje tjeter pozitiv me Covid19 ne Appiano! “Behet me dije se personi i prekur eshte pjese e stafit te skuadres se pare.”
Inter Club Staff

Me sa duket nuk ka paqe per grupin e skuadres se pare te Interit, sepse vetem pak me pare ka dale pergjigja e tamponave te djeshem.

Sipas asaj qe behet me dije ne keto caste, ne grupin e skuadres se pare ka dale nje tjeter individ pozitiv me Covid19.

Por ashtu si edhe perpara tre ditesh, nuk behet fjale per ndonje lojtar, por behet fjale per nje pjestar te stafit te skuadres se pare.

Emri i personit nuk behet me dije, por ai eshte nje individ qe ka qene ne kontakt te vazhdueshem me lojtaret.

Keshtu, ky mund te jete nje lajm qe mund te sjelle qe te gjithe lojtaret qe duhet te largoheshin neper kombetare tashme te qendrojne ne Milano.

Tamponi qe ka nxjere pozitiv personin ne fjale eshte bere diten e djeshme, dhe pergjigja per te ka dale vetem pak minuta me pare.

Nderkohe, nje lajm shume i mire eshte fakti qe asnje nga lojtaret e skuadres se pare zikalter nuk ka dale pozitiv me Covid19.

Kjo do te thote se nga ndalimi i kontakteve eshte nderprere edhe zinxhiri i infektimeve qe pasi u preken 4 lojtare brenda pak ditesh, u duk sikur kishte dale nga kontrolli.

Ne kete moment priten te reja se cfare do te ndodhe perfundimisht me lojtaret qe duhet te largoheshin neper kombetare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.