Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

848 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, E PABESUESHME – Po shkohet drejt shembjes se San Siros: “Ja cfare ka ndodhur dje. Data per…”

INTER, E PABESUESHME – Po shkohet drejt shembjes se San Siros: “Ja cfare ka ndodhur dje. Data per…”
Inter Club Staff

Me sa duket zhvillimi me i rendesishem ka ardhur direkt pas nje periudhe shume te gjate “terhiq e mos e keput”.

Keshtu, sipas asaj qe eshte marre vesh dje, nga San Siro nuk do te mbese me asgje dhe ai do te shembet totalisht per ti lene vend impiantit te ri.

Klubet kane marre keshtu vendimin e tyre perfundimtar, dhe “Katedralja” (keshtu quhet stadiumi i ri) do te shohe drite ne sezonin 2027-2028.

Sapo ai te ndertohet, menjehere me pas do te shkaterrohet totalisht edhe Meazza: asnje pjese e tij nuk do te jete me funksionale.

“E reja me e rendesishme ne relacionin e fundit qe Inter dhe Milan kane prezantuar te Komuna dhe me pas ne Rome ku ka nisur edhe debati publik eshte shkaterrimi total i San Siros”.

“Vetem keshtu do te ishte e mundur nga ana e Interit dhe Milanit qe te respektonin edhe volumetrine e kerkuar dhe uljen e cementos perreth stadiumit”.

Kete e ka konfirmuar La Gazztta dello Sport, e cila vazhdon edhe me tej: “Me kete levizje, volumetria kalon nga 0,51 he 0,35 duke qene se eshte nevoja qe te kete nje hapsire jeshile te konsiderueshme ne zone duke pare edhe 50 mije metrat katror qe i gjithe ky projekt do te kete”.

“Prandaj, kjo ehste ideja me e fundit dhe kjo gje ka shtyre edhe Inter dhe Milan qe te hedhin totalisht ne toke Meazzen”.

“Normalisht kjo do te jete nje nga temat me te nxehta ne debatin publik qe do te nise ne javen e ardhshme”.

Kryebashkiaku Sala nderkohe ka folur ne menyre te qarte: “Te gjithe ata qe mbrojne San Siron i them: cfare do te bejme me te?”

“Edhe komiteteve te Meazzes nuk i ka lindur ideja per te pasur dy stadiume. Ne i kemi kerkuar nje seri gjerash Interit dhe Milanit”.

“Njera ishte qe te ulej volumi per te mbajtur nje pjese jeshile perreth stadiumit. Skuadrat jane pergjigjur se atehere duhet hequr komplet stadiumi i vjeter”.

“Ceremonia e hapjes se Milano-Cortina 2026 do te behej ne stadiumin e sotshem, me Inter dhe Milan qe si pasoje do te vazhdojne te luajne ne Meazza”.

“Nderkohe, te vendi i parkimeve do te nise te ndertohet edhe stadiumi i ri. Tre vite e gjysem maksimumi per ta ndertuar komplet ate”.

“Nderkohe, 2030 eshte viti kur pritet te mbarojne te gjitha punimet per distriktin sportiv dhe komercial. Eshte nje projekt prej 1,2 miliarde euro, per shkak edhe te rritjes se cmimeve”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.