Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

234 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Napoli-Inter, emergjence totale ne mbrojtje: gati edhe nje lojtar i Primaveres?

Napoli-Inter, emergjence totale ne mbrojtje: gati edhe nje lojtar i Primaveres?
Inter Club Staff

Interi po pergatitet per tu bere gati per ndeshjen e kthimit sot ne Kupen e Italise ndaj skuadres se Napolit.

Gjithcka rifillon keshtu pas ndalese se madhe prej me shume se tre muajsh per shkak te pandemise qe ndali futbollin ne te gjithe boten.

Por per Antonio Conten me sa duket ka nje emergjenc totale ne mbrojtje me disa lojtare jashte dhe me disa lojtare ne dyshim.

Dy te paret qe jane dorezuar per ndeshjen ndaj Napolit jane Diego Godin dhe Danilo D’Ambrosio. Te dy ata kane qendruar ne Milano dhe nuk jane nisur fare per ne Napoli.

Por nderkohe, edhe dy te tjere kane probleme fizike: behet fjale per Stefan De Vrij dhe Alessandro Bastoni, te cilet kane pasur shqetesime muskulare ditet e fundit.

Stafi zikalter i ka kualifikuar ata si ‘te perdorshem’ ndaj Napolit, por jo si te rekuperruar 100% nga shqetesimi muskular.

Nderkohe, Corriere dello Sport ben me dije se Interi ka bere gati edhe planin e emergjences duke marre nje lojtar nga Primavera me vete.

Corriere shkruan: “Nuk mund te behet asgje, as D’Ambroso e as Godin nuk ja kane dale te jene dot ndaj Napolin (bashke me ta edhe Vecino).”

“Bastoni dhe De Vrij pritet te luajne nga minuta e pare me Skriniar, por nese ndonjeri prej tyre do te ndjeje nje shqetesim sado te vogel, Ranocchia eshte gati.”

“Por Conte nuk deshiron ti lere asgje rastesise dhe te mos rrezikoje: ai e di qe ka dy lojtare me shqetesime ne prapavije dhe me vete ka marre edhe te riun Pirola nga Primavera i cili do te jete gati ne cdo moment per te zevendesuar mbrojtesat titullare nese do te jete nevoja.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.