Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

847 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter eshte shume afer super talentit brazilian? “Per te ka kohe qe punon Ausilio: nje goditje alla-Lautaro, ja detajet.”

Inter eshte shume afer super talentit brazilian? “Per te ka kohe qe punon Ausilio: nje goditje alla-Lautaro, ja detajet.”
Inter Club Staff

Pak jave me pare, ishte pikerisht Lele Adani ai qe e sugjeroi ate per shume skuadra eurpiane ne transmetim direkt.

Ylli brazilian ka perfunduar keshtu ne shenjestren e Interit ne oret e fundit dhe gjithcka eshte e vertete.

Kete gje e tregon “Gazeta Esportiva” ne Brazil, qe ka publikuar nje dokument zyrtar ku presidenti i Santos, Jose Carlos Peres, i ka dhene nje autorizim agjentit spanjoll Marcos Vazques Dias per te negocuar me Interin per lojtarin.

Autorizmi, qe nuk i ka pelqyer aspak stafit te lojtarit, eshte firmosur ne daten 27 gusht dhe eshte i vlefshem deri ne daten 20 shtator ku agjenti autorizohet qe te negocioje me Interin per cmimin e lojtarit.

“Tratativa normalisht duhet te marre edhe nje dakordesi te shkruar nga ana e Santos perpara shitjes.”

“Ky dokument i ka dhene gjithesesi autorizimin per te negociuar agjentit deri me daten 20 shtator me Interin.”

“Pas kesaj date, ky autorizim bie poshte por mund edhe te zgjatet ne varesi te nevojave te Futebol Santos Clube”, lexohet ne dokument.

Kaio Jorge, lojtar i lindur ne 2002 ka nje kontrate me Santos deri ne dhjetorin e 2021 dhe eshte profesionist qe prej 2018. Ai eshte nje nga lojtaret me te perfolur ne Brazil per moshen e tij te re dhe per talentin e madh qe disponon.

Nderkohe, Il Giornale ne Itali tregon se “Interi eshte goxha afer lojtarit brazilian dhe per te ka kohe qe punon Ausilio. Ai do te ishte nje goditje alla-Lautaro per zikalterit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.