Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Fabrizio Romano i ben thirrje te gjitheve: “Prisni: nuk eshte e vertete qe Conte ka vendosur per…”

Inter, Fabrizio Romano i ben thirrje te gjitheve: “Prisni: nuk eshte e vertete qe Conte ka vendosur per…”
Inter Club Staff

Pothuajse te gjitha mediat po flasin tashme per nje largim te mundshem te Antonio Contes nga Interi.

Shume e japin kete lajm si te sigurt, por me sa duket, keshtu nuk mendon ende eksperti i njohur i merkatos dhe krahu i djathte i Gianluca Di Marzios, Fabrizio Romano.

Ja cfare ka shkruar ai nje postim ne Twitter qe nga profili i tij, vend ky i cili eshte vendi i vetem nga ku i jep ne kohe reale lajmet e merkatos.

“Antonio Conte do e vendose te ardhmen e tij ne ditet qe do te vijojne. Inter deshiron qe Conte te qendroje, por te pranoje disa ndryshime ne skuader.”

May be a Twitter screenshot of ‎3 people and ‎text that says "‎Fabrizio Romano @Fabrizio... 7m Antonio Conte will decide about his future in the next few days. Inter want Conte to stay accepting some changes in the team as they need to sell players for €80m. Conte pretends a winning project, keeping the best/key players or he's gonna part ways with Inter soon. 251 们 424 2.559 BUFFON# ناصر @Na9oor_. Ha ha you're late this time .Gazzetta beat you to it 1 们ר Fabrizio Romano @FabrizioRomano mate I didn't say he's out/leaving 100% he's gonna decide soon‎"‎‎

“Zikalterit kane nevoje qe te shesin lojtare ne vleren 80 milione euro. Nderkohe, Conte pretendon nje projekt fitues nga ana e tij.”

“Vullneti dhe deshira e tij eshte qe te mbaje lojtaret me te mire dhe lojtaret kyc. Nese kjo nuk ndodh, ai do te ndahet shume shpejt me Interin.”

Por duket se menjehere pasi ka shkruar kete, nje perdorues i Twitter i ka komentuar poshte statusit te tij: “Kesaj radhe je vone. La Gazzetta dello Sport te mundi kesaj radhe me lajmin…”

Nderkohe, Romano i ka kthyer menjehere: “Une nuk thashe qe Conte po largohet 100% nga Interi shok. Une thashe qe ai do te vendose shume shpejt.”

Keshtu, sipas Fabrizio Romano, qe per hir te vertetes eshte nje burim i besueshem lajmi, Conte nuk ka vendosur ende.

Por fakti qe ANSA postoi nje lajm pak me pare, eshte nje lajm jo i mire sepse dihet se ata kryesisht publikojne lajme nga burime te sigurta dhe shpesh here Interi e ka perdorur kete agjenci per te dhene lajmerimet e saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.