Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

475 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet agjenti i vete lojtarit: “Po, mund te largohet nga Chelsea. Eshte gjithashtu e vertete qe Interi…”

Inter, flet agjenti i vete lojtarit: “Po, mund te largohet nga Chelsea. Eshte gjithashtu e vertete qe Interi…”
Inter Club Staff

Emri i Emerson Palmieri mbetet nje emer shume i lakuar ne merkaton e Interit prej muajsh tashme.

Ardhja e mundshme e Aleksandr Kolarov tek zikalterit nuk e perjashton aspak nje kalim te mbrojtesit te krahut italo-brazilian tek Interi nga Chelsea.

Ne fakt, per largimin e tij te sigurte nga Londra flet edhe blerja e fundit qe ka bere skuadra e drejtuar nga Lampard.

Chelsea ka paguar nje mal me para per te sjelle ne Stamford Bridge lojtarin Ben Chilwell, duke larguar keshtu cdo dyshim per te ardhmen e Emerson Palmierit.

Keshtu, ish-lojtari i Romes, mezi po pret nje telefonate te rendesishme nga Milano per te kaluar perfundimisht te zikalterit.

Per te kuptuar me shume kete situate, FcInter1908.it ka kontaktuar ne menyre direkte Fernando Garcia, agjentin e lojtarit, qe per te ardhmen e tij ka deklaruar si me poshte:

“A ka shanse qe te largohet nga Chelsea? Shanset qe te largohet ekzistojne dhe jane te shumta ne fakt.”

“Por nuk kam folur ende me klubin londinez ne kete moment, kjo sa per tu treguar i sinqerte me ju.”

“Mund te them vetem se interesi i Interit per lojtarin ekziston dhe eshte i vertete. Te shohim tani…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.