Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 15, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Asllani: “Kam folur me shoket tek Inter per Shqiperine. Pak minuta te luajtura? Kam folur me…”

Inter, flet edhe Asllani: “Kam folur me shoket tek Inter per Shqiperine. Pak minuta te luajtura? Kam folur me…”
Inter Club Staff

Nuk eshte aspak nje mister: Kristjan Asllani, me Shqiperine e tij, do te luaje nje ndeshje zemre ndaj Italise, vendi qe e ka rritur.

Nderkohe, ai ka dhene kete deklarate direkt nga grumbullimi i Kombetares: “Patjeter qe do te jete nje ndeshje shume e rendesishme per mua duke qene se une ne Itali luaj qe kur kam qene 2 vjec”.

“Do te kerkojme te kenaqim popullin tone.” Nderkohe, Asllani pak me vone ka treguar se si ka pasur shume pyetje nga shoket e skuadres per Shqiperine.

“Po, kam pasur shume pyetje. Per shembull, ku do te qendrojne, ne cfare hoteli duhet te rrine, kur do te luajme e gjera si keto”.

“Kemi folur shume per kete ndeshje e mezi po pres. Italia eshte nje nivel shume i larte. Por ne do te kerkojme te bejme lojen tone”.

“Objektivi eshte te kualifikohemi per Europianin ne Gjermani. Kjo mund te jete Kombetarja e Shqiperise me e forte ndonjehere, prandaj kemi shanse te mira per te shkuar”.

Asllani, me pas, flet edhe per Inter dhe per muajt e pare duke kujtuar edhe golin e humbur ndaj Barcelones ne Camp Nou:

“Normale qe me kthehet ne mendje, por shoket e mi tek Inter me kane qendruar shume prane. Kam pasur nje rast historik, por ne fund jemi kualifikuar”.

“Jam nje lojtar i ri une, kam para njerez si Marcelo Brozovic dhe Hakan Calhanoglu. Me ta vetem mund te mesoj. Jam i lumtur per minutat e luajtura deri me tani. Kam folur edhe me heret per kete, nuk eshte aspak keq. Jam i ri dhe do te mesoj e do te kem edhe shanset e mia.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.