Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

270 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ole ne Argjentine sulmon Interin: “A e kuptojne qe duhet ta lene te largohet? Aty sdo e fitoje asnjehere Champions.”

Ole ne Argjentine sulmon Interin: “A e kuptojne qe duhet ta lene te largohet? Aty sdo e fitoje asnjehere Champions.”
Inter Club Staff

Emri i Lautaro Martinez ka filluar te dale cdo dite ne gazetat sportive ne te gjithe boten tashme dhe kjo nuk eshte dicka e re. 

Sulmuesi i Interit kerkohet pothuajse nga te gjitha klubet e medha Europiane dhe ne krye te listes eshte Barcelona.

Keto klube jane gati te bejne cmendurira per te arritur tek nje nga lojtaret me te talentuar ne futbollin boteror dhe qe eshte ne pronesi te Interit.

Sipas te perditshmes Ole ne Argjentine nderkohe, ai duhet te largohet nje ore e me pare nga Interi. Ata arrijne deri aty sa sulmojne klubin zikalter.

Kjo eshte nje copez nga shkrimi i tyre: “Lautaro Martinez eshte sulmuesi i momentit. Ai kerkohet nga gjysma e Europes.”

“Potenciali i tij, mosha e re, talenti, te gjitha keto bashke kane bere qe ta kerkojne klube te medha si Barcelona, Real Madrid, Manchester City. Dhe jo vetem kaq, por keto jane vetem tre klube nga ato qe interesohen per te.”

“Barcelona eshte destinacioni i preferuar nga ai vete. Ai enderron te luaje perkrah Lionel Messit dhe te fitoje Champions League. Nje trofe qe me Interin nuk do e fitoje dot kurre.”

“A nuk eshte me mire qe Interi te lejoje te largohet lojtarin aty ku ka mundesi ta beje kete? Ai enderron te luaje me Messin dhe te fitoje kete trefe.”

Nderkohe qe Ole sulmon klubin zikalter se pse nuk e lejon te largohet Lautaron, ata nuk marrin parasysh faktin se nese Barcelona paguan klauzolen, lojtari e ka ne dore vete te largohe dhe jo Interi.

Dhe Interi kete gje kerkon: kush deshiron Lautaron, te paguaje klauzolen. Simple as that.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.