Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 9, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Barella: “Interist edhe per shume kohe. Cfare i them Skriniar per kontraten? Me vjen keq, por nuk guxoj te…”

Inter, flet edhe Barella: “Interist edhe per shume kohe. Cfare i them Skriniar per kontraten? Me vjen keq, por nuk guxoj te…”
Inter Club Staff

Diten e sotme Nicolo Barella ka dhene nje interviste interesante per La Gazzetta dello Sport, dhe fjalet e tij kane qene si me poshte.

Barella, cfare shpjegimi i jep ketij klasifikimi kur e shikon?

“Qe eshte nje kampionat qe do te fitohet nga skuadra me me shume ekuiliber. Deri me tani ka qene Napoli qe nuk ka bere asnje gabim”.

“Nderkohe ne kemi bere shume… Por ne nje pike jemi bashkuar per te zgjidhur disa ceshtje dhe rezultatet jane pare”.

Jeni rritur ne kampionat duke luajtur ti ne mesfushe dhe Mkhitaryan ne Calhanoglu. A nuk ka rrezik tani se mos Brozovic eshte i tepert?

“Perpara mbrojtjes Brozovic eshte me i miri ne bote. Nuk e vendos dot njeri ne diskutim Marcelon. As vendi i tij nuk eshten e diskutim”.

“Por kemi nje mesfushe komplete, me shume zgjedhje. Per shembull Micki eshte lojtari me inteligjent me te cilin kam luajtur: di te beje cdo rol ne fushe”.

“Calha ka vizionin total qe cdo mesfushor duhet te kete”.

Demtimet menjane, a e ke gjetur ne stervitje Lukakun e kohes se Contes?

“Duhet thene se largimi i tij ka qene nje goditje shume erende edhe per menyren si kishte ardhur ne grumbullim”.

“Me ate grup kishim ndertuar nje ndjenje speciale. Interi i Contes ka qene i ndertuar rreth Lukakut dhe ne pas vitin e kaluar kemi ndertuar dicka po aq te bukur kur ai nuk ishte”.

“Tani i takon Romelut qe te futet ne grupin tone dhe te pershtetet. E dime sa i rendesishem dhe sa i forte eshte.”

“Sa deshire ka. Prandaj, edhe kur ka kritika, ai nuk duhet te shqetesohet por vetem duhet te integrohet sa me shume ne kete grup”.

Onana te ka perkufizuar me nje “monster” per menyren si luan dhe ishte nje kompliment: po ti ca mendon per portierin e ri?

“Eshte nje portier nderkomebtar, i ndryshem nga Handanovic qe per dhjete vite ka qene nder me te miret ne bote”.

“Andre eshte shume modern, i afte me kembet dhe super reaktiv. Personaliteti nuk i mungon aspak”.

Cfare i ke thene Skrinair ne keto dite reflektimi?

“Cfare i them Skriniar per kontraten? Me vjen keq, por nuk guxoj te flas dhe te jap keshilla per keto gjera ndaj shokeve te skuadrs”.

“Secili ben zgjedhjet e veta dhe me pas, ne fund te karrieres, do te shihet nese kane qene zgjedhje te mira, te drejta apo te gabuara”.

“Shpresoj se do te qendroje, kjo eshte normale. Sepse pervec se eshte nje lojtar i forte, eshte nje vella”.

Ne boterorin e ardhshem do te shohim ne fushe me Italine dhe… si lojtar te Interit?

“Me pare duhet te shkojme ne Boteror. Por po, E shoh veten ne 2026 si nje lojtar i Interit akoma”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.