Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 25, 2019

Scroll to top

Top

2,223 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Conte e ka vendosur qe tani: ja formacioni baze i Interit per sezonin e ri

Gazzetta – Conte e ka vendosur qe tani: ja formacioni baze i Interit per sezonin e ri
Inter Club Staff

Nese do kthehemi rreth dy jave me pare, te gjitha mediat flisnin per nje gjendje kaosi ne shtepine Interi ku Conte nuk kishte asnje sulmues ne dispozicion.

Ne fakt dicka ishte e vertete: sulmues nuk kishte ne dispozicion, por kaos nuk ishte aspak.

Mungonte Lautaro qe ishte tek pushimet post-kombetare, Icardi i perjashtuar dhe Marotta me Ausilion po punonte fort per Lukaku-Dzeko.

Deri me tani belgu erdhi (dje u zyrtarizua gjithcka) ndersa po punohet fort per Dzeko e ku i dihet deri ne fund mund te kete ndonje surprize… te bukur.

Por deri me tani tek Interi pervec Lukaku kane ardhur edhe disa blerje te rendesishme te tjera si ajo e Godin, Lazaro, Sensi dhe Barella te cilet konsiderohen dhe si lojtare formacioni.

Nje formacion qe ka krijuar shume pritshmeri ne radhet e tifozeve zikalter ky por qe ka bere qe tani te kete pikepyetje se kush do te luaje ne formacion kete sezon. Gazzetta ka ndertuar nje formacion se si mund te duket formacioni titullar i Interit kete sezon nese ai do te fillonte neser.

Ashtu si mund ta shikoni edhe tek foto me lart, duket se formacioni ashtu si pritej do te jete nje formacion me tre mbrojtesa.

Ne porte normalisht qe do te jete Samir Handanovic dhe perpara tij muri i madh Godin, Skriniar dhe De Vrij.

Me pas ne mesfushe do te kete tre blerje te reja si Lazaro, Sensi dhe Barella dhe dy lojtare te sezonit te kaluar, Marcelo Brozovic dhe Asamoah.

Ne sulm shihet si titullar Romelo Lukaku dhe Lautaro Martinez. Normalisht ne pritje Edin Dzeko. Gjithesesi ky eshte nje formacion qe mendohet se mund te jete titullar, sepse gjerat nuk i dihen asnjehere.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.