Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

272 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Correa dhe ka nje mesazh te forte per tifozet: “Nuk e keni idene se si jam ndjere ne momentin kur…”

Inter, flet edhe Correa dhe ka nje mesazh te forte per tifozet: “Nuk e keni idene se si jam ndjere ne momentin kur…”
Inter Club Staff

Ne prag te ndeshjes se neserme ne Champions League kunder Sheriff, sulmuesi i Interit, Correa, ka folur per te kaluaren e tij dhe per te tashmen si zikalter.

Keto kane qene fjalet e tij per matchday programme:

ESTUDIANTES – “Debutimi ne skuadren e pare te Estudiantes ka qene shume i rendesishem. Ka qene 19 maji i 2012, isha 17 vjec.”

“Jam futur ne fushe ne fitoren 3-0 ndaj Banfield. Ka qene momenti ku kam kuptuar se e gjitha sforcot e bera kur kam qene femije po shpaguheshin.”

LAZIO – “Nje nga ndeshjet qe mbaj mend dhe qe e kujtoj si me emocionuese eshte Kupa e Italise kunder Atalantes ne 2018-2019.”

“Ishte viti im i pare te Lazio dhe pasi kam shenuar golin e fitores ndaj Milanit ne gjysmefinale, ne Olimpico mungonin edhe dhjete minuta nga fundi dhe ishim 0-0. Milinkovic-Savic dhe goli im kane vendosur ndeshjen dhe na dhane trofeun.”

INTER – “Nje nga momentet me te bukur ne karrieren time me ka ndodhur pikerisht ketu. Ishte debutimi im ndaj Verones. Nuk e keni idene si jam ndjere ne ate moment.”

“Ndonjehere mund te besh debutime te bukura por ky ishte thjesht debutimi, ai qe te gjithe enderrojne.”

“Dopiete, kthim rezultati dhe ja tek nisi aventura ime me Interin. Shume bukur. Tifozeve cfare i them? Shpresoj ti bej krenar me paraqitjet ne fushe.”

KRENARIA – “Futbolli eshte jeta ime. Kam ardhur tek Interi me nje krenari te madhe dhe dua ta meritoj kete klub cdo dite.”

“Italia eshte nje vend shume i bukur. Ka dicka te bukur kudo. Me familjen time kam nje raport te ngushte. Bejne gjithcka per mua dhe bej gjithcka per ta. Kam edhe dy qen, kaloj shume kohe me ta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.