Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

242 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CIES zbulon statistikat alarmuese te Interit: “Askush ne Europe nuk ka kete raport kaq te keq ndermjet…”

CIES zbulon statistikat alarmuese te Interit: “Askush ne Europe nuk ka kete raport kaq te keq ndermjet…”
Inter Club Staff

Me te vertete alarmuese shifrat qe sot CIES ka publikuar per Interit gjate nje studimi te tyre per ndeshjet qe jane luajtur deri me tani.

Interi krijon shume, por peson shume sulme nga kundershtaret. Interi i Simone Inzaghit ne kete faze fillestare te sezonit ka treguar futboll te bukur, por Interit i ka munguar gjithmone dicka per te mbyllur ndeshjet.

Nje defekt ky i vene ne dukje dhe qe peshon jo pak. Per shembull, ka shume ngjashmeri me Interin e fazes se pare te kampionatit vjet kur ne krye ishte Conte, ku Interi sulmonte me shume njerez por prapa linte hapsira shume.

Kete trend e verteton edhe CIES ne studimin e saj, ku jane analizuar shanset e krijuara dhe shanset e pesuara nga skuadrat e pese kampionateve me te rendesishme ne Europe.

 Fonte: CIES

Manchester City, eshte ne krye me nje raport 3,28. Skuadra e Guardioles krijon 8,4 raste te medha per ndeshje dhe peson vetem 2,6 nga kundershtaret.

Me pas vjen Bayern Munich me 3.0, Paris Saint-Germain me 2,4 te cilat kompletojne keshtu tre vendet e para.

Interi i Inzaghit gjendet ne vendin e gjashte te raportit, por pikerisht ky vend shqeteson shume. Pse? Sepse zikalterit jane skuadra qe kane krijuar me shume raste ne te gjithe Europen.

Ajo qe ka ndodhur eshte se Interi eshte nje skuader qe ka pesuar shume raste: plot 5,3.

Eshte pikerisht faza mbrojtese ajo me te cilen Inzaghi dukshem duhet te merret dhe duhet permiresuar sepse ne sulm Interi eshte shume mire.

Per Interin e Contes nje sezon me pare kthesa e madhe erdhi pikerisht ne 28 nentor, pas Sassuolos. Tani tifozet zikalter po shpresojne te vije me shpejt se perballe do te jene Sheriff dhe Juventusi

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.