Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 17, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Inzaghi: “Une mund te shkarkohesha? Shiko, ne jemi Inter: nuk eshte e mundur qe te humbasim…”

Inter, flet edhe Inzaghi: “Une mund te shkarkohesha? Shiko, ne jemi Inter: nuk eshte e mundur qe te humbasim…”
Inter Club Staff

Pas 2-0 ndaj Salernitanes, Simone Inzaghi ka analizuar ndeshjen ne Meazza per mikrofonat e Sky Sport.

Keto kane qene deklaratat e tij:

Inter gjithmone ne kontroll te ndeshjes: jane sinjale te nje rikthimi?

“Absolutisht po. Kemi qene gjithmone ne kontroll, skuadra ka zhvilluar loje mire. E kisha frike kete hap duke pare edhe ndeshjen ne Europe disa dite me pare, por i kam pare djemte e perqendruar.”

“Tani duhet te punojme akoma edhe me shume per tu permiresuar”.

Calhanoglu eshte nje karte e re taktike: nje zgjidhje me shume…

“Asllani po punon shume mire, por ne te njejten kohe kam edhe Mkhitaryan qe po rritet shume pas nje nisje te ngadalte pas nje demtimi ne fillim”.

“Por edhe Calhanoglu po me jep disa pergjigje teper tem ira. Gjithesesi, Asllani eshte vertete shume mire dhe do te jete nje resurs per kete Inter per shume vite me radhe”.

Ke qene ne diskutim per tu shkarkuar dhe ke dale si fitues…

“Ne tranjeret jemi gjithmone ne diskutim, me ka ndodhur edhe ne Rome edhe pse objektivat dhe trofete ishin fituar”.

“Ketu jane pare 84 piket dhe dy trofete si nje humbje, por e pranojme: ne futboll gjykohesh cdo te diele.”

“Pastaj, ne jemi Inter: nuk mund te humbasim kater ndeshje nga tete te luajtura. Kane te drejte. Tani shoh fushen dhe shoh djem qe ndihmohen, ky eshte aspekt pozitiv”.

“Per sa me takon mua, une kam punuar gjithmone dhe e di ate qe bej dhe ate qe do te bej…”

Kur ke vendosur per kete revolucion te vogel teknik dhe taktik?

“Nuk do flisja per nje revolucion. Calhanoglu ka luajtur ne kete pozite edhe vitin e kaluar. Ne porte, duke pare nivelin e Onana, cdo te diele kam nje zgjedhje per te bere”.

“Edhe Handnaovic ka pasur nje problem te vogel sot, prandaj nuk ishte i disponueshem. Ne mesfushe kemi vetem kater lojtare”.

“Ne sulm eshte kthyer Correa per te na dhene nje dore ne 20 minutat e fundit. Shpresoj ti rekuperoj te gjithe duke pare dhe kalendarin”.

Si eshte Lukaku?

“Po punon cdo dite. Sot nuk kishte mundesi te ishte me neve, te shohim ne ditet ardhshme”.

“Ka pesuar nje demtim qe nuk i kishte ndodhur kurre ne karriere, por ka shume deshire per tu kthyer dhe ne po e presim. Ashtu so Brozovic dhe Gagliardini”.

Miqesore te veshtira, kalendar anormal, menaxhim i gabuar: pse tani gjendja fizike eshte e mire?

“Une me stafin tim punojme bashke prej 10 vitesh dhe skuadrat e mia kane vrapuar shume gjate gjithe sezoneve”.

“Kemi pasur disa vonesa, por une vendos veten perpara dhe e marr pergjegjesine. Rezultate pozitive jane ato qe kane rendesi tani”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.