Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

442 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet i pari Conte: “Nese do kishim fituar sdo i kishim vjedhur askujt asgje. Super League? Tani te gjithe…”

Inter, flet i pari Conte: “Nese do kishim fituar sdo i kishim vjedhur askujt asgje. Super League? Tani te gjithe…”
Inter Club Staff

Eshte barazimi i dyte radhazi per Interin pas barazimit ne Napoli dhe kesaj radhe edhe te La Spezia, Interi nuk ja del dot te dale me nje fitore.

Antonio Conte nderkohe ka folur pak me pare per Sky Sport, ku ka dhene mendimin e tij per ndeshjen por edhe Super League.

Le ta nisim me nje mesazh per Goran Pandev.

“Mos e le futbollin. Ke ende shume per ti dhene futbollit.”

Po ti e doje tek Interi?

“Po, ishte nje hipoteze. Me thane drejtuesit e mi. Por pastaj per disa arsye nuk u be.”

Cfare vlere ka kjo pike ne krahasim me fitimin e Skudetos? A e kupton qe topi po peshon gjithmone e me shume tani per Interin?

“Eshte e paevitueshme te mos e ndjesh presionin. Le te kujtojme qe shume lojtare jane per here te pare ne kete pozicion.”

“Sot nese do te kishim fituar, nuk do te kishim vjedhur asgje. Kemi bere nje pjese te dyte fantastike. Gjeometria ka qene ajo e duhura.”

“Mire edhe keshtu, mua me intereson ndeshja qe djemte bene. Tani objektivi po afrohet gjithmone e me shume dhe presioni po rritet gjithashtu. Tani duhet te rekuperojme mire sepse te dielen na pret nje ndeshje tjeter e veshtire ndaj Verones.”

Puna ne keto dite ka qene e komplikuar per shkak te shume zerave?

“Ne kemi punuar vetem nje dite pas Napolit dhe ka qene nje pune e bukur dhe e perqendruar.”

“Kemi degjuar lajme ama, ishte e paevitueshme.”

Cfare mendimi ke ti per Super League?

“Si nje njeri i sportit, une mendoj se nuk duhet te harrojme kurre traditen sepse ato i perkasin historise dhe duhen mbajtur fort.”

“Duhet te kete pasion ne sport dhe sporti duhet te jete meritokratik. Ne punojme per te kerkuar te fitojme dicka. Meritokracia duhet vene ne vendin e pare.”

“Por eshte e drejte qe UEFA te reflektoje per te gjithe kete histori. Ata marrin te gjitha te drejtat dhe i japin vetem nje pjese te vogel atyre qe marrin pjese.”

“Ne fakt tani eshte koha te bejne nje reflektim te mire. Klubet fusin lojtaret e shtrydhur ne loje. UEFA duhet te mendoje qe klubet te marin premio ne menyre te drejte. Jane klubet qe investojne per lojtare, tranjere e keto. Prandaj klubet duhet ndihmuar.”

Por ka klube qe i kane bilancet ne rregull dhe qe i kane rezultatet e mira.

“Po, por pertej rezultatit. Nese ti merr dhjete dhe jep tre eshte e gabuar. Nuk eshte e drejte. Jane klubet ato qe fusin parate, proporcioni duhet ndryshuar per mendimin tim.”

Kjo histori mund te krijoje probleme edhe ne te ardhmen ne futboll?

“Nuk kam ndonje mendim per formulat. Kupat e Europes do te luhen nga ata qe e marin kete te drejte ne kampionati ne tyre.”

“Pastaj numri i skuadrave nuk me takon mua ta them. Ne radhe te pare duhet merite sportive. Ndryshe humbet bukura e futbollit.”

“Meritokracia eshte ne vendin e pare. Por organizmat tani besoj do te fillojne te reflektojne se klubet duhet te kene nje pjese me te madhe te tortes sepse e meritojne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.