Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

450 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Handanovic i kushton Interit dy pike, Hakimi shtyn me aq fuqi sa ka. Por nota me e dobet ishte…

NOTAT – Handanovic i kushton Interit dy pike, Hakimi shtyn me aq fuqi sa ka. Por nota me e dobet ishte…
Inter Club Staff

Inter ka bere nje barazim te papritur me Spezian diten e sotme duke mos marre dot me shume se nje pike nga kjo transferte.

Keshti, keto kane qene notat e lojtareve te Interit pas ndeshjes se sotme nga FcInterNews.it:

HANDANOVIC 5 – Ne Napoli beri nje gafe dhe tanu prape. Nese ai ndaj Napolit mund te justifikohej me De Vrij, kjo ndaj Farias nuk eshte nje gabim i pranueshem.

Ishte nje gabim qe ve ne veshtiresi te gjithe skuadren. Me shume mundesi, Handanovic sot i ka kushtuar Interit dy pike.

SKRINIAR 6.5 – I duhet pak kohë për tu futur në ingranazhe, pastaj si një makine me naftë rrit rrotullimet e motorit dhe përveçse mbulon pjesen fushën e tij nga iniciativat Farias kërkon me mundim për të shfrytëzuar hapësirat e garantuara nga Hakimi, për të dyfishuar veshtiresine e Spezia snë korsinë e saj të majtë.

Një kënaqësi për ta parë atë duke bërë hapësirë ​​me shpatulla energjike dhe duke luajtur pa asnje presion mbi shpine.

DE VRIJ 6.5 – Piccoli ka një fizik të mirë, por është shumë i ri në mënyrë që të përpiqet ta shqetësojë atë, kështu që holandezi thjesht duhet të mbajë pozicionin e tij mirë për ta kontrolluar atë.

Hyrja e Galabinov ne fushe nuk e ndryshon qëndrimin e tij. Ai vazhdon me ndertimin klasik nga prapa pa problem.

BASTONI 6 – Në të majtë, me Perisic lufton për te ngritur skuadren. Bashke te dy ata cajne jo pak here nga ai krah.

Ai do të donte të lirohej më shpesh, por shumicën e kohës kur përpiqet shpesh here tentativa i shkon bosh sepse nuk ndihmohet nga shoket.

HAKIMI 7 – Ai dhe Lautaro janë shpirti sulmues i Interit gjatë gjithë pjesës së parë, nuk është rastësi që disa krosime interesante arrijnë nga këmbët e tij dhe midis tyre asistojnë për barazimin e Perisic.

I shpejtë dhe i gatshëm, ai nxitet vazhdimisht nga shokët e tij të skuadrës të cilët e shohin Marchizza në vështirësi një me një dhe e detyron Maggiore të dyfishojë ate. Sot beri nje ndeshje mjaft te mire.

BARELLA 6 – Ne krahun e tij ai ben disa tentativa por ishin tentativa qe nuk ngrohen. Kualiteti sot nuk u pa fare.

Mbase ka nje renie fiziologjike duke qene se ka qene ne fushen e lojes pothuajse gjithmone. Duhet te riniset me fort.

BROZOVIC 5.5 – Shume i ngadalte sot dhe mendimet e tij ishin te avashta gjithashtu. Shume elementar dhe shpesh here humbet edhe kohen e lojes.

Spezia prapa ishte e mbuluar mire dhe kjo e veshtiresoi me shume gjendjen e tij. Shume shoke e vuajten edhe ‘mungesen’ e tij ne fushe. Kroati sot kishte nje nate jo te mire.

ERIKSEN 5,5 – Nuk eshte se ben dicka te madhe. Sot vetem hap disa topa por ndonjehere duket sikur mungon ne fushe edhe ai.

Gjithesesi u tregua i kujdesshem qe te mos humbiste pozicionin e tij, edhe pse shpesh here fundoset bashke me mesfushoret e tjere. I mungoi dicka

NGA MINUTA E 73 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6 – Ka pak kohe per te treguar veten por ai tenton ndonje assist apo driblim per te ndihmuar skuadren. I jep pak fuqi sulmit, por goli nuk vjen dot.

PERISIC 6,5 – Taktikisht duket si nje peshk jashte ujit. Ai ben detyrat por duket se shpesh here mungon prapa.

E ka te veshtire edhe te kuptohet me Bastonin. Me pas, me ato futjet e tij ne zone ne menyren e vjeter te shtylla e dyte sjell golin e pare te Interit dhe per pak nuk shenon te dytin.

NGA MINUTA E 73 ASHLEY YOUNG ME NOTEN 5,5 – Nuk vihet re pothuajse fare. Nuk beri gje qe kur u fut e deri kur ndeshja perfundoi.

MARTINEZ 6,5 – Tashme eshte me te vertete nje numer dhjete totalisht atipik me levizje prej trekuartisti dhe me shume nerv.

Ai ben gjithcka ne ndeshjen e sotme por eshte me te vertete i pafat me dy shtylla dhe nje gol te anulluar. Ben sa mundet, por meritonte dicka me shume.

LUKAKU 5,5 – Ismaijli dhe mbi te gjitha Terzi i hidhen ne qafe dhe e kane shume te veshtire ta ndalojne. Por belgu sot me mire te mos ishte ne fushe sepse gaboi gjithcka.

E pabesueshme ta shohesh te humbase nje rast si ai vetem e vetem me porterin. Ishte nje dhurate e shkelur me kembe.

TRANJER CONTE 5,5 – Skuadra eshte e lodhur dhe e ndjen kesaj radhe shume ndeshjen e afert ne mesjave.

Eshte nje pike qe ka shije te hidhur edhe pse Interi merr nje pike dhe rrit diferencen me Milanin. Por sot duheshin tre piket per ti vene kapakun gjithcka.

Ndryshimet erdhen pak vone. Shume gabime nga lojtaret edhe perpara portes. Por ndonje ndeshje si kjo pranohet.

SPEZIA: Provedel 7, Ferrer 5,5 (dal 46′ Vignali 6), Ismaijli 5,5, Terzi 6,5, Marchizza 5,5 (dal 78′ Dell’Orco sv), Maggiore 6 (dall’84’ Sena sv), Ricci 6,5, Estevez 6, Agudelo 6,5, Piccoli 5,5 (dal 62′ Galabinov 5,5), Farias 6 (dal 78′ Gyasi sv). All. Italiano

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.