Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

264 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Inzaghi ne konference per shtyp: “Nuk jam aspak dakord qe me pyesni per…”

Inter, flet Inzaghi ne konference per shtyp: “Nuk jam aspak dakord qe me pyesni per…”
Inter Club Staff

Pushimi i Kombetareve ka mbaruar dhe menjehere neser Interi ka nje ndeshje shume te veshtire ndaj Lazios.

Nje rikthim ne shtepi per Simone Inzaghin, qe ka detyren e veshtire te beje mire ne kete ndeshje. Ai ka folur per gazetaret sot pasdite dhe keto jane fjalet e tij:

Pas nje pushimi kombetaresh si ky, cfare mendon? Si pergatitet nje tour de force i tille?

“E dime shume mire se do te kete shtate ndeshje keto dite. Do te kerkojme te gjendemi gati. E dime qe kemi punuar me pak lojtare por kush ka qene ketu ka punuar ne menyren me te mire te mundshme.”

“Jane rikthyer fillimisht lojtaret nga Kombetaret e Europes, kane pasur disa probleme te vogla por jane mire. Tani presim edhe amerikano latinet.”

Cfare ka ndryshuar te Lazio me Sarrin?

“Mendoj se Lazio ka bere ndeshje te medha. Jemi nje skuader e ndertuar shume mire. Ka ardhur nje tranjer i zoti qe di te organizoje skuadrat.”

“Po bejne nje kampionat te madh edhe pse e kane humbur te fundit dhe me siguri duan te bejne mire edhe pas asaj ndeshje.”

Te ka qelluar ndonjehere te kesh ndonje situate te ngjashme si me amerikano-latinet kesaj radhe? Po Sensi si eshte?

“Kishte ndodhur me Sampdorian, por kishim luajtur te dielen. Kesaj radhe eshte dicka teper e vecante, sme ka ndodhur kurre.”

“Sanchez dhe Vidal nuk do te vine fare ne Rome, do rrine ne Milano. Do te rikthehen per te marten, ashtu si Sensi qe eshte stervitur mire.”

“Por ai akoma nuk gjuan dot me kemben e djathte dhe shpresoj ta kemi per ndeshjen e se martes ose te tjetra ne kampionat. Per Lazion jane te tre jashte.”

Do te ishte nje zgjidhje te shtyhen ndeshjet ashtu si ben La Liga?

“Une do te flas me amerikano-latinet, te shoh se si jane. Ne La Lige jane te zotet deri sa i shtyjne ndeshjet, por eshte nje diskutim qe duhet bere ne fillim te sezonit, jo tani.”

“E dime qe kemi edhe alternativa ne ato role. Duhet te vleresoj mire situaten per Interin. Per keto vendime sme takon mua te flas.”

Keni pasur veshtiresi te medha ndaj skuadrave qe bejne presing te larte. A ka ndonje arme per tu perdorur per ndeshje si keto ndaj Lazios?

“Duhet te jemi te paster, shume te zotet teknikisht. E dime qe Lazio ben presing te madh, e kemi bere edhe neve kete gje.”

“Duhet te tregohemi te zotet ne te dyja fazat: vetem ashtu mund te bejme mire.”

Cfare ndjen ne kete moment, a pret dicka speciale nga tifozeria e Lazios?

“Normale qe nuk eshte nje ndeshje si te tjerat. Per mua eshte nje rikthim ne shtepi sepse kam qene aty per 22 vite.”

“Do te jete nje emocion i madh te rishoh djemte qe me kane dhene gjithcka dhe te takoj njerezit qe nuk duken gjithmone e qe per mua jane speciale.”

“Per me shume, te shoh perseri tifozet e Lazios, eshte dicka speciale. Kemi gezuar dhe vuajtur bashke ne keto vite. E di qe do te kete edhe vershellima edhe duartrokitje, por eshte pjese e lojes. Do i pranoj, te gjithe e dine qe kam dhene gjithcka edhe si tranjer por edhe si lojtar.”

Cfare pret nga Lotito?

“Eshte folur shume, por une mendoj se ai dhe Tare kane qene shume te rendesishem per karrieren time si tranjer.”

“Fale tyre kam stervitur Lazion. Nuk do ndalem kurre se falenderuari. E di qe kemi qene te integruar mire dhe kemi arritur rezultate te medha.

Ndeshja ne Champions eshte e rendesishme. Kjo jave do te jete nje test per Interin?

“Patjeter. Eshte nje jave shume e rendesishme. Do duhet te perballemi me ndeshjen me kujdes. Neser do te kete nje ndeshje te rendesishme e duhet te mendojme per to nje en ga nje.”

“Neser kemi Lazion. Pas kesaj, do duhet te flasim per te tjerat. Eshte Champions, Juventus, e te tjerat. Por radhe pas radhe.”

Ne cfare pike eshte Dumfries?

“Sipas meje eshte perpara. Me problemet e gjuhes mendoja se do te donte me shume kohe por jo, ai e ka zgjidhur ne menyren me te mire te mundshme.”

“Ka luajtur me shume se gjysma e minutave ne dispozicion, eshte nje titullar ne Kombetaren e tij. Jam shume i lumtur. Me kohen do te permiresohet edhe me shume.”

Per neser e sheh si mundesi te mire Perisic ne sulm?

“Kam disa zgjedhje ne koke: eshte Satriano, Perisic, Calhanoglu. Do te vleresoj Lautaro dhe Correa. Lautaro ka luajtur me shume se 80 minuta. Correa eshte futur me pas. Duhet te vleresoj edhe ata.”

Cfare po i mungon Calhanoglu?

“Une per Calhanoglu jam shume i lumtur sepse ka ardhur tek ne. Ai eshte pjese e rendesishme e projektit.”

“Nuk e terheq kurre kemben. Ka pesuar nje goditje ndaj Letonise por ka bere gjithcka qe te jete i disponueshem.”

“Nuk e di nese neser do te luaje apo do te futet si zevendesues. Jam shume i lumtur me te, po ashtu si me shoket e tij.”

Ti po afeksionohesh tek Interi ashtu si te Lazio apo per ty tani eshte vetem nje sfide profesionale?

“Une jam ambientuar menjehere. Keta tifoze jane te binjakezuar me ata te Lazios dhe me kane pritur ashtu si nuk e prisja aspak.”

“Qe prej dites se pare. Per mua skuadra ka qene gjithmoen fantastike ne drejtimin tim. Por cdo here qe levizim ne trasnferte ka shume qe na bejne te ndihemi speciale. Ndihem vertete mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.