Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 11, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet legjenda Julio Cesar: “Kujdes neser ne Camp Nou, atmosfere e rende. Onanes i them vetem te…”

Inter, flet legjenda Julio Cesar: “Kujdes neser ne Camp Nou, atmosfere e rende. Onanes i them vetem te…”
Inter Club Staff

Julio Cesar ka qene mbase protagonisti absolut i asaj ndeshje ne Camp Nou, sepse fale tij, Interi arriti qe te kualifikohej ne gjysmefinalen e Interit ndaj Barcelones ne 2010.

Nderkohe, pikerisht ai ka folur per La Gazzetta dello Sport, ne nje vigjilje Barcelona-Inter, per te dhene disa keshilla…

Normalisht, cdo gje fillon nga pritja ndaj Messit. A ka qene ajo Julio pritja me e bukur e jetes tende? Si mendon?

“Nuk e di nese ka qene me e bukura, por me siguri ka qene me e famshmja dhe me e rendesishmja…”

“Edhe sepse te gjithe e mbajne mend. Jo vetem tani qe ka nje Barca-Inter, por gjithmone. Si dreqin ja ke dale atehere ndaj Messit me pyesin edhe sot e kesaj dite”.

Si i pergjigjesh atyre qe thone se Inter ka luajtur shemtuar ne Camp Nou?

“E kam degjuar te flitet per vite me radhe keshtu, por une i pergjigjem se ka qene nje ndeshje shume e bukur, super e bukur”.

“Kemi luajtur shume mire si kolektiv, duke rrezikuar aq sa duhej. Ata donin shume te kualifikoheshin. E kishin karikuar mire ambientin me historine e remuntades dhe ne i kishim te gjithe kunder…”

Ja pse populli blaugran po e rregullon ambientin duke e ndezur edhe njehere tjeter…

“Po, kujdes sepse kjo eshte nje ndeshje shume e rende nga pesha. Por kesaj radhe ndeshja eshte ndryshe me ate atehere”.

“Nuk mund te veme ne nje nivel nje ndeshje gjysmefinale Champions me nje ndeshje grupi. Interi i sotshem duhet te mbaje nervat e ulta, kjo eshte e qarte”.

Meqe po flasim per nerva, cfare keshille i jep Onana perpara nje ndeshje si kjo?

“Eshte kaq shume e rendesishme… Cfare doni ti them? Ai do te jete i karikuar vete. Per me shume, ai eshte rritur te Barcelona dhe do te kete motive shtese”.

“Nese nje here e nje kohe rreziku numer nje ishte Messi, tani eshte Lewandowski qe eshte nje fenomen. Vetem mund ti uroj nje pritje si ajo e imja por ndaj Lewa…”

Si e shikon kete ndryshim ne porten e Interit?

“Nuk futem ne zgjedhjet e Inzaghit. Onana eshte nje portier me potencial te madh. Por them se duhet te rritet akoma edhe duhet te stervitet cdo dite me nje kampion si Handanovic”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.