Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

200 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet perseri agjenti i Lautaro Martinez: “Tashme e ardhmja e tij eshte e vendosur.”

Inter, flet perseri agjenti i Lautaro Martinez: “Tashme e ardhmja e tij eshte e vendosur.”
Inter Club Staff

Rinovimi i Lautaro Martinez duket se po ecen me shpejtesi te madhe dhe zyrtarizimi tashme eshte ceshtje ditesh.

Konfirmimi vjen direkt nga agjenti i lojtarit, Alejandrop Camano, i cili ka folur per Radio Kiss Kiss Napoli e ku ka shpjeguar gjithcka.

“Mund te them qe eshte i lumtur ne Itali dhe se futbolli italian i pelqen shume. Ai prej kohesh po diskuton rinovimin me Interin.”

“Tashme e ardhmja e tij eshte e vendosur dhe une mendoj se eshte nje e ardhme e drejte per te gjitha palet.”

“Serie A eshte nje kampionat i rendesishem dhe i ndryshem nga disa vite me pare. Lautaro eshte shume i lumtur te luaje aty.”

“Ne repart ka njerez te rendesishem me te cilet shkon shume mire si Edin Dzeko dhe Joaquin Correa, te tre sulmues te tmerrshem per kundershtaret.”

Camano nderkohe flet edhe per ndonje te ardhme te mundshme te Lautaro Martinez te Napoli ne te ardhmen.”

“Jo, por une shpresoj qe nje dite te sjell nje lojtar timin te Napoli. Me Napolin kam nje raport shume special qe nis nga larg.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.