Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

488 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, tranjeri i Kombetares se Marokut shperthen ne akuza te renda: “Po si mund te guxoje nje klub te…”

Inter, tranjeri i Kombetares se Marokut shperthen ne akuza te renda: “Po si mund te guxoje nje klub te…”
Inter Club Staff

Ne Marok me sa duket ka bere shume lajm fakti qe disa klube kane vendosur te mos lejojne lojtaret te bashkohen me Kombetaren.

E nder keta lojtare qe e kane te pamundur te bashkohen me Kombetaren, eshte edhe Achraf Hakimi, bashke me Nayef Aguerd dhe Sofyan Amrabat qe luan per Fiorentinen.

Nderkohe, dicka e tille nuk ka bere aspak te lumtur tranjerin e Marokut, Vahid Halilhodzic, i cili ka shperthyer ne akuza.

“Nuk e kuptoj dot kete qe po ndodh. FIFA duhet te nderhyje. Ne po luajme per nje event qe varet nga FIFA, jo miqesore.”

“Nje lojtar nese duhet te vije ne kombetare, duhet te vije kudo qe Kombetarja te jete, edhe ne Afrike ku jemi ne.”

“Eshte e pabesueshme, antisportive, jo e drejte qe te diskriminohemi ne kete menyre sepse lojtaret tane duan te vine ne Kombetare.”

“Nje lojtar edhe kur eshte i demtuar duhet te pergjigjet ndaj fteses se kombetares, te vije, te ekzaminohet e nese eshte vertete i demtuar, te kthehet. Por duhet te vije si princip.”

“Po si mund te guxoje nje klub, kushdoqofte ai, apo ndonje institucion tjeter te ndaloje lojtaret te pergjigjen ndaj fteses se Kombetares se tyre. Eshte pa kuptim. Per mua eshte nje ceshtje principi. Shume e gabuar si gje.”

Nderkohe, keto fjale te tranjerit te Marokut normalisht kane qene edhe per Hakimi dhe per Interin. Maroku do te perballet me Mauritanine ne 26 mars dhe me Burundin ne 28 mars.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.