Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

245 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SKY – Sheriff-Inter, asnje dyshim: “Ja formacioni i zgjedhur i Inzaghit: nga minuta e pare edhe…”

E FUNDIT NGA SKY – Sheriff-Inter, asnje dyshim: “Ja formacioni i zgjedhur i Inzaghit: nga minuta e pare edhe…”
Inter Club Staff

Tashme jemi me te vertete shume pak minuta larg Sheriff-Inter, nje prej ndeshjeve me te rendesishme te skuadres zikalter ne kete sezon.

Interit kjo fitore i duhet sepse aktualisht Sheriff eshte ne vendin e pare ne grup bashke me Real Madrid dhe cdo rezultat tjeter do te komplikonte rrugetimin e Interit shume.

Pikerisht per kete fakt diten e sotme Inzaghi do te beje shume pak turn over dhe do te hedhe ne fushe lojtaret me te mire te mundshme.

Te rejat e fundit rreth formacionit i sjell Sky Sport Italia, e cila tregon gjithashtu edhe ndryshimet perkatese ne formacion ne krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Udineses.

Image

“Izaghi dhe Interi e kane marre shume seriozisht kete ndeshje edhe pse perballe eshte nje skuader modeste si ajo e Sheriff.”

“Modeste ne leter ne fakt, sepse moldavet kane mundur edhe Shakhtarin por edhe Real Madrid ne Bernabeu.”

“Gjithesesi, formacioni duket i perzgjedhur tashme, me De Vrij, Dimarco, Darmian, Vidal dhe Lautaro nga minuta e pare. Keto jane pese ndryshimet ne krahasim me Udinesen. Ai nder te tjera ka vendosur te ule ne pankine Dumfries dhe Calhanoglu.”

“Nderkohe, per sa i perket te tjereve, Handanovic ne porte, Skriniar ne te djathte te qendres se mbrojtjes, Barella dhe Brozovic ne qender te mesfushes, Perisic ne te majte dhe Lautaro Martinez ne sulm.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.