Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,001 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter futet ne historine e… Juventusit: “Me sa duket skuadra zikalter jane bere skuadra e pare ne historine e tyre qe…”

Inter futet ne historine e… Juventusit: “Me sa duket skuadra zikalter jane bere skuadra e pare ne historine e tyre qe…”
Inter Club Staff

Ka ndodhur edhe me pare ne fakt dhe mjafton te kthehemi ne vitet ku Juventusi sapo kishte ndertuar stadiumin e saj te ri.

Ishte nentori i 2012 dhe Interi i Stramaccionit shkoi te vizitonte Juventusin e Contes ne nje moment teper te rendesishem te sezonit.

Ne ate kohe Juventusi ende nuk kishte humbur nje ndeshje ne stadiumin e saj te ri dhe pikerisht Interi i beri qe te merrnin humbjen e pare.

Nderkohe, duket se dicka e ngjashme ka ndodhur diten e djeshme, ku sipas Gazzetta dello Sport, Inter eshte futur prape ne historine e Juventusit.

“Inter eshte futur ne historine e Juventusit. Kesaj radhe me suksesin e djeshem fale golit te Hakan Calhanoglu, Inter eshte bere skuadra e pare ne historine e tyre qe i mund dy here ne Allianz Stadium.”

“Kjo fitore e Inzaghit vjen pothuajse 10 vite prapa kur ne ate kohe Interi i Andrea Stramaccionit fitonte 1-3.”

“Ne ate kohe Inter shkoi te suksesi fale dy golave te Diego Militos dhe nje goli te Rodrigo Palacios ne nje ndeshje teper emocionuese.”

“Nderkohe, pothuajse 10 vite prapa, Interi ben nje ndeshje shume te rendesishme dhe merr fitoren atehere kur i duhej me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.