Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

669 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati nje super goditje ne mesfushe ne janar? “Marotta po tenton ta siguroje ne huazim: United…”

Inter, gati nje super goditje ne mesfushe ne janar? “Marotta po tenton ta siguroje ne huazim: United…”
Inter Club Staff

Ne janar Interi, qe po beson te jete ende ne gare per kampionatin por edhe ne Champions League, do te tentoje te perforcohet akoma edhe me shume.

Beppe Marotta ne fakt po mendon qe ti jape Simone Inzaghit nje goditje te madhe sidomos ne nje repart si ai i mesfushes.

Ne kete sens, sipas calciomercato.com, Marotta ka filluar te kete disa kontakte me ndermjetesues ne Premier League.

Administratori i deleguar ka si qellim te peshkoje perseri te skuadra e Manchester United ku ne te kaluaren ka marre jo pak lojtare.

“Behet fjale per emrin e Donny van de Beek. Lojtari eshte lidhur edhe here tjeter me nje kalim tek Interi por asnjehere nuk eshte bere asgje.”

“Ai ka pasur shume pak hapsire te Manchester United dhe per kete arsye Marotta do te tentoje qe te marre disa kushte teper te mira per transferimin e tij.”

“Nder klubet me te interesuara eshte pikerisht klubi zikalter qe edhe here tjeter ka levizur per transferimin e hollandezit.”

“Kontaktet kane filluar dhe duhet te kaloje edhe pak per te kuptuar nese gjithcka mund te kthehet ne nje tratative te mirefillte.”

“Ne keto dy muaj Marotta do te tentoje te hedhe bazat per nje marreveshje ne huazim me te drejte blerje ne fund te ketij sezoni ose ne tjetrin. Normalisht, kushti i pare qe duhet plotesuar per te arritur te ky qellim eshte qe Donny van de Beek te mos behet nje titullar i padiskutueshem te United.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.