Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

487 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter, te tjeret flasin por klubi fiton 8 milione euro: merr fund ankthi qe quhet…”

Gazzetta zbulon: “Inter, te tjeret flasin por klubi fiton 8 milione euro: merr fund ankthi qe quhet…”
Inter Club Staff

Tek Interi po mendojne shume per shitjet dhe per kete arsye ne pune eshte futur prej ditesh Beppe Marotta dhe Piero Ausilo.

Nderkohe qe diskutohet per Achraf Hakimi, qe mund te behet shitja me e shtrenjte e Interit ne kete vere, ka edhe te tjera shitje dytesore.

Kryesisht, Interi deshiron te largoje perpara dates 30 qershor lojtare qe jane jashte projektit teknik te Inzaghit.

Nderkohe qe lista eshte e gjate, ashtu si ju kemi treguar edhe dje, duket se Interi ka fituar 8 milionet e para ne kete merkato dhe lajmin per kete e konfirmon sot La Gazzetta dello Sport.

“Inter, te tjeret flasin por klubi fiton 8 milione euro: merr fund ankthi qe quhet Joao Mario njehere e pergjithmone.”

“Lojtari ka tre sezone qe huazohet pasi ka deshtuar keqazi ne Milano, edhe pse per te u investuan 45 milione euro rreth pese vite me pare.”

“Gjithesesi, tashme cdo gje duket e perfunduar: Beppe Marotta dhe Piero Ausilio kane arritur marreveshjen me Sportingun.”

“Interi ka perfituar 8 milione euro bashke me disa bonuse te thjeshta per tu kapur. Nuk ka me dyshime. Ky operacion eshte mbyllur tashme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.