Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

680 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati nje super oferte nga Bayern Munich per nje nga lojtaret zikalter? “Ja detajet. Ata po tentojne…”

Inter, gati nje super oferte nga Bayern Munich per nje nga lojtaret zikalter? “Ja detajet. Ata po tentojne…”
Inter Club Staff

Ne pritje per te marre rrugen e lire nga Suning qe do te zhbllokonte edhe situaten e rinovimeve ne shtepine Inter, lojtaret e Antonio Contes pelqehen shume ne nivel europian.

Nese nga njera ane jane drejtuesit zikalter qe duan te rinovojne kontratat e tyre, nga ana tjeter jane klubet me te mira ne Europe qe duan te perfitojne nga kjo situate.

Ne kete moment qe po flasim, Barcelona duket se ka mbetur ‘duar thate’ per Latuaro Martinez, por tashme ne qender te merkatos jane lojtare te tjere.

Ai qe po ben te flitet shume eshte Alessandro Bastoni, qe ka perfunduar ne shenjestren e klubeve me te medha te kontinentit te vjeter.

Keshtu, Bastoni po pelqehet shume nga Bayern Munich. Kampionet e Europes qe kane siguruar Upamcano per te zevendsuar Alaba, do te humbasin edhe Boateng qe eshte ne skadence kontrate dhe qe nuk eshte parashikuar asnje rinovim.

Ky motiv ka shtyre Salihamidzic qe te hedhe syte per nje mbrojtes qe luan me kemben e majte.

Nderkohe, emri i Kalidou Koulibaly eshte refuzuar duke qene se kushton shume per moshen qe ka: rreth 60-70 milione euro.”

“Ata kete shifer do te ishin te gatshem ta shpenzonin per nje lojtar te ri, me prespektive te madhe si puna e Jules Kounde i Sevilla apo Alessandro Bastoni, per te cilin gjermanet kane treguar interes te madh ne ditet e shkuara dhe kane pasur edhe nje kontakt fillestar me agjentin.”

Ne kete moment qe jemi sot, nuk ka pasur asnje oferte zyrtare dhe nje tratative Bayern Munich mund ta nise ne te ardhmen duke pare mardheniet e mira qe kane me agjentin e lojtarit.

Ne 2007, gjigandet gjerman me Tullio Tinti arriten te bejne goditjen Luca Toni. Kjo eshte nje karte qe Bayern Munich mund ta perdore ne favorin e saj.

Por nje situate tjeter ne favorin e tyre eshte edhe situata ekonomike e pasigurt qe po kalon Interi e qe mund te sjelle mbase edhe ndonje shitje te rendesishme ne vere.

Gjithesesi, pertej cdo hipoteze, deri me tani sipas asaj qe eshte thene dhe sterthene nga vete lojtari, prioriteti i tij eshte te qendroje ne Itali, tek Interi.

Ai kete deshire e ka shprehur dhe Interi ka vullnet te madh per ta mbajtur ne shtepi ‘diamantin’ e blere pak vite me pare nga Atalanta.

Nuk eshte aspak nje rastesi qe ndermjet paleve ka edhe nje marreveshje fillestare per kontraten e re me nje rritje edhe te rroges.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.