Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,149 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gazetari i njohur i paralajmeron te gjithe: “Kujdes me Interin, Marotta do te bente nje mrekulli nese…”

Inter, gazetari i njohur i paralajmeron te gjithe: “Kujdes me Interin, Marotta do te bente nje mrekulli nese…”
Inter Club Staff

Duke folur per mikrofonat e Radio 24 gjate emisionit Tutti Concovati, Michele Criscitiello eshte ndalur te merkato e Interit.

Ai nder te tjera ka ftuar te gjithe qe te kene shume kujdes me Interin dhe me Marotten qe njihet tashme si nje “peshkaqen” i shit-blerjeve te futbollisteve.

“Dybala dhe Pogba mund te jene dy goditje qe mund te ndodhin qe ne qershor dhe qe mund te jene dy nga goditjet me te medha te Serie A edhe pse me parameter zero.”

“Po degjoja fjalet e Marottes. Dukeshin si nje shprese e madhe per Inzaghin qe do ta kete skuadren gati qe ne qershor.”

“Duken pak fjale optimiste, por e veshtire qe Interi ta mbylle merkaton e saj qe tani. Duket pak me shume si utopi.”

“Gjithesesi, Marotta eshte nje peshkaqen i merkatos. Duhet te kemi kujdes me te dhe te presim gjithcka nga Inter kete vere.”

“Lukaku? Nese krijohen kushtet, atehere Inter do te bente nje goditje te madhe. Me Marotten mund te ndodhe gjithcka.”

“Merkato e Interit? Eshte e pamundur qe Inter ti mbaje te gjithe, te pakten nje lojtar i madh do te largohet. Nese iken Skriniar shoh nje Bremer qe vjen dhe Inter del edhe dhjetra milione euro fitim. Me duket nje mrekulli.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.