Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

391 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Ja kater kushtet qe Interi te fitoje kampionatin kete vit: si fillim duhet…”

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Ja kater kushtet qe Interi te fitoje kampionatin kete vit: si fillim duhet…”
Inter Club Staff

Ka mbaruar me nje 2-2 sfida e Interit dje ne Olimpico ndermjet Romes dhe Interit.

Ka pasur shume keqardhje per ate rezultat, sepse zikalterit pasi e kishin mbyllur pjesen e pare me rezultatin 1-0 per Romen, arriten ta permbysin ate.

Por me pas ka ardhur nje tjeter gjysem hapi fals per zikalterit, qe pas humbjes me Samp, nuk kane shkuar me shume se nje barazim ndaj Romes por tashme e ka radhen big match kunder Juventusit.

La Gazzetta dello Sport flet per kushtet e nevojshme qe Interi duhet te plotesoje nderkohe per te luftuar per kampionat.

4 KUSHTET – “Conte nuk mund te beje gje tjeter vecese te mundohet qe te kompaktesoje akoma me shume Interin.”

“Mesazhi i djeshem pas barazimit me Romen ka qene ky: qe ai do te punoje me lojtaret qe ka sepse zgjidhje tjeter nuk ka.”

“Me shprese, per Interin duhet te ndodhin keto kater gjera per te enderruar per lavdi:

1) Te mos kete me demtime ne rolet kyce per Interin, shikoni rastin Lukaku ndaj Sampdorias.

2) Skuadra te mos beje me llogarite me friken per te fituar ne ndeshjet direkte.

3) Faktori “nje ndeshje te vetme ne jave” te zgjase sa me shume, ky eshte nje avantazh i rendesishem ne garen per kampionat.

4) Linjat e dyta (zevendesuesit) me ne fund te tregojne potencialin e tyre dhe te ndihmojne skuadren.

NEVOJE DHE VIRTYT – “Te mendohet vetem per te miren e perbashket. Ne shtepi mund te qendroje nje si Eriksen, qe eshte pare gjate gjithe kohes si nje i larguar i sigurt.”

“Prandaj, nese ai qendron, te perfshihet ne projekt sepse eshte nje lojtar qe mund te ndihmoje skuadren. Cfare kuptimi ka qe Interi te lere totalisht jashte nje si ai nese do e kete ne organik?”

“Conte duhet te pranoje kete, dhe te besoje tek te gjithe: nese do te fitohet kampionati, do te fitohet sepse Interi do te kete shkuar pertej mundesive te saj dhe jo e kunderta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.