Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 30, 2022

Scroll to top

Top

514 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja oferta qe do beje Inter per Milan Skriniar: do i ofroje edhe…”

Inter, Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja oferta qe do beje Inter per Milan Skriniar: do i ofroje edhe…”
Inter Club Staff

Milan Skriniar prej dites se djeshme, eshte edhe testimonial i fanelles se trete te Interit dhe ky nuk eshte nje detaj i lehte per tu lene menjane.

La Gazzetta dello Sport e fikson kete moment dhe e lidh direkt me tratativen per rinovimin e kontrates se sllovakut.

“Te gjithe, ne Pinetina dhe ne seline e Interit, duan qe sllovaku te qendroje ne Milano. E po e tregojne kete gje me cdo menyre te mundshme”.

“Mos te ju duket e rastesishme qe Milan Skriniar ishte nje nder lojtaret e perzgjedhur per te prezantuar fanellen e re te Interit”.

“Nderkohe, takimi i pare mes Marottes, Ausilios dhe Sistici, agjentit te Skriniar, do te ndodhe ne javen e ardhshme”.

“Pikerisht pas ndeshjes ndaj Viktorias, ku Inter shpreson ta kete mbyllur ceshtjen e kualifikimit ndaj Plzen”.

“Oferta e Interit? Tashme eshte e vendosur: 6 milione euro page plus disa bonuse te rendesishme per lojtarin”.

“Disa do jene te veshtire, e disa te lehte, por Inter do ta vendose lojtarin ne nje nivel me Brozovic dhe Lautaron”.

“Ne Paris ai do mund te shkoje vetem si nje parameter zero ne 2023, por a do ja bente kete gje Interit nje lojtar si Skriniar? Do te jete prova e vertete e dashurise kjo per lojtarin qe ka ardhur ne 2017 tek Inter si nje lojtar totalisht i panjohur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.