Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

922 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta zbulon: “Marotta ka vendosur cmimin e Pinamontit: ja shifra. Deri me tani nje oferte nga Gjermania ku…”

Inter, Gazzetta zbulon: “Marotta ka vendosur cmimin e Pinamontit: ja shifra. Deri me tani nje oferte nga Gjermania ku…”
Inter Club Staff

Inter me sa duket ka qelluar ne shenje ne huazimin e nje lojtari ne sezonin e shkuar, dicka kjo qe nuk ka ndodhur shpesh ne te kaluaren.

Behet fjale per Andrea Pinamontin, qe ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem te Empolit ne kete sezon.

Ai madje ka shenuar 12 gola ne kete kampionat dhe 2 te fundit i ka shenuar pikerisht ndaj skuadres se Napolit.

Inter nga ana e saj po ferkon duart sepse lojtari nuk eshte ne planet e se ardhmes dhe vlera e tij po rritet shume.

Per kete flet La Gazzetta dello Sport e cila flet edhe per nje interesim te madh nga Gjermania per lojtarin zikalter.

“Pinamonti ne huazim te Empoli po ben shume mire dhe kjo skuader deshiron ta mbaje edhe sezonin e ardhshem.”

“Por sulmuesi ka merkato dhe Interi nuk e vlereson me pak se 20 deri ne 25 milione euro dhe kerkon keto para per ta lene te lire.”

“Nderohe, nga Bundesliga disa klube jane interesuar per lojtarin: i pari eshte Eintracht Frankfurt te cilet kane derguar edhe vezhgues disa here. Me siguri Pinamonti do te jete nje njeri merkatoje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.