Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

346 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gjest i madh i Curva Nord ne drejtim te Bastonit perpara ndeshjes: “Ja cfare ndodhi. Bastoni menjehere…”

Inter, gjest i madh i Curva Nord ne drejtim te Bastonit perpara ndeshjes: “Ja cfare ndodhi. Bastoni menjehere…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme Inter ka arritur te fitoje nje ndeshje mjaft te komplikuar ndaj skuadres se Venezias ne minuten e 90.

Inter ka shkuar fillimisht ne disavantazh dhe ka rrezikuar seriozisht te mos e fitoje kete ndeshje, por skuadra ja ka dale te reagoje edhe ne nje nate ku nuk ishte ne top forme.

Nderkohe, ne fushen e lojes ishte edhe Alessandro Bastoni qe prej minutes se pare qe vetem pak ore me pare ishte bere baba.

Ai luajti 45 minuta, sepse Inzaghi vendosi ta zevendesoje ate menjehere pas pjeses se pare dhe per shkak te kartonit te marre.

Bastoni papà, striscione fuori dal Meazza: “Benvenuta Azzurra”

Nderkohe, per Bastonin, perpara ndeshjes, ne momentin kur skuadra ka mberritur ne San Siro ka pasur nje surprize te bukur.

Ka qene Curva Nord qe i ka kushtuar nje banderole me nje urim qe Bastonit do i mbese gjate ne memorie.

“Urime per baba Bastonin. Mire se vjen ne jete e vogla Azzurra”, ka qene mesazhi i varur jashte kangjellave te San Siros, perballe barit legjendar te Curva Nord, Baretto.

Nderkohe, lojtari i Interit eshte prekur shume pozitivisht nga ky mesazh dhe ka reaguar edhe ne rrjete sociale duke e bere share dhe duke falenderuar Curva Nord. Nje familje ky Inter, brenda dhe jashte fushe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.