Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

344 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e INTER-Roma: “Skriniar eshte nje viking i vertete. Cfare note nderkohe per Sanchez: plot…”

NOTAT e INTER-Roma: “Skriniar eshte nje viking i vertete. Cfare note nderkohe per Sanchez: plot…”
Inter Club Staff

Inter ka fituar 2-0 ndaj Romes dhe ka marre nje bilete per ne gjysmefinalen e Kupes se Italise naten e djeshme ne San Siro.

Nderkohe qe zikalterit presin emrin e kundershtarit te radhes sot qe do te dale nga ndeshja Milan-Lazio, keto kane qene notat e lojtareve diten e djeshme:

HANDANOVIC 6,5 – Pas makthit ne derbi, Roma e therret qe te pergjigjet gati dhe direkt ndaj Zaniolo tregohet deciziv.

Nderkohe, pastaj te nje gjuajtje e devijuar e hidhur nga Olivera ben nje pritje te mrekullueshme. Te jep ndjesine se ishte i bindur per aftesite e tij kesaj radhe.

D’AMBROSIO 6,5 – Flashback kur ne pjesen e pare shpeton nje moment ndja Abraham dhe e dergon topin te perkedhele traversen: kush ka qene me Empolin ne 2019 e di.

I kujdesshem dhe luftarak. Le te themi se sot i ka komplikuar jeten jo pak Zaniolos ne cdo moment. Duket gati edhe per Napolin.

SKRINIAR 7 – Ne qender per gjithe pjesen e pare dhe me pas ne te majte. Ne te dy keto pozicione, ku luan shume rralle, nuk ben aspak keq.

Ai humbet vetem nje here Abraham ne shpejtesi dhe nuk eshte se ka shume faj. Me te vertete nje lojtar prej graniti.

BASTONI 6 – Mungesa e De Vrij i heq nje pike referimi ne qendren e mbrojtjes por ai luan mire dhe nuk vihet ne veshtiresi.

Perballet disa here me Zaniolo por nje dyluftim me te demtohet duke vendosur kemben keq. Nje dite per tu harruar per te vetem per kete fakt.

NGA MINUTA E 45 DE VRIJ ME NOTEN 6,5 – Futet praktikisht kur ndeshja po mbyllej ne pjesen e pare.

Por pasi futet ben shume mire ne kontrollin e lojes dhe mbylljen e koridoreve te sulmit me Romen qe tentonte dicka here pas here.

DARMIAN 6,5 – Nuk eshte gjithmone perfekt, sidomos me topin ne kembe. Njehere madje humbet nje top qe sjell nej aksion te rrezikshem.

Por eshte mire dhe duket. Me te vertete qe eshte nje lojtar i besueshem per cdo momebt per Interin. Meriton duartrokitje.

BARELLA 6,5 – Dy here sa nuk shenon dy gola alla-Stankovic qe ishte edhe ne stadium dje por Rui Patricio ben dy mrekulli.

Pak me i kompresuar se zakonisht por preferon qe te ruaje energjite. Eshte nje mrekulli kur niset me top ne kembe.

NGA MINUTA E 84 MATIAS VECINO – PA VOTE.

BROZOVIC 6,5 – Sot e gjen veten perpara Mkhitaryan dhe Zaniolo te cilet tentojne ta bezdisin here pas here.

Por ai asnjehere nuk vendoset ne veshtiresi edhe pse nuk e ka Calhanoglu qe ta ndihmoje ne hapjen e lojes. Ritmet i kontrollon ai si gjithmone.

VIDAL 5,5 – Ai mbetet brenda ne loje por ka shume besim te kualitetet e tij dhe shpesh here gabon disa topa shume te thjeshte.

Ben shume pak per te ndikuar ne lojen e Interit. Duhet te beje me shume kur mendon se te merkuren tjeter ka nje detyre shume me te veshtire.

NGA MINUTA E 84 HAKAN CALHANOGLU – Pa vote.

PERISIC 6,5 – As dy minuta nuk kalojne dhe jep nje assist perfekt per Dzeko nderkohe qe e beri te ndihej shume keq Karsdorp.

Per nje njeri qe pas derbit rrezikonte nje demtim duket se eshte shume mire. Per pak sa nuk shenon edhe nje gol me koke. Ka besim te vetja ne nivele te frikshme.

NGA MINUTA E 84 DUMFRIES – Pa vote.

SANCHEZ 7 – Nuk i jep pika referimi Mancini dhe Ibanez qe tentojne ta ndalin disa here. Kur ka topin nuk pyet shume por e dergon ku ai do vete.

Merr shume topa por ai gol eshte thjesht nje gje e mrekullueshme. Ka fituar vertete besim ne vetvete. Duket si nje lojtar i rinuar.

DZEKO 7 – Duhet te klonohet nese eshte e mundur. Shenon direkt golin e ishit ndaj Romes dhe i kujton kundershtareve se kane hequr dore nga nje lojtar i cmuar.

Aksionet e Interit nisin gjithmone nga ai dhe me te vertete qe kur ndihet mire, e ben Interin te luaje mire.

NGA MINUTA E 76 MARTINEZ ME NOTEN 6 – Ai prezantohet me nje te djathte qe frikeson Rui Patricio. Do qe te gjeje golin duke pare situaten e favorshme por nuk eshte nata e duhur.

TRANJERI INZAGHI 7 – Duhet te vinte Interin ne shina pas zhgenjimit ne derbi dhe pas problemeve juridike me skualifikimet qe erdhen me pas.

Edhe pse aplikon pak turn over, skuadra rikthehet qe te tregoje se futbolli i tij eshte i kompletuar ndaj cdo kundershtari.

Dzeko thjeshteson gjithcka me ate gol te shpejte. Nje pune shume e mire sidomos nga ana psikologjike duke pare kalendarin.

ROMA: Rui Patricio 6, Mancini 5,5, Smalling 5, Ibañez 5,5 (dal 46′ Kumbulla 5,5), Karsdorp 5,5, Sergio Oliveira 6 (dal 70′ Pellegrini 6), Veretout 5,5 (dal 70′ Cristante 6), Viña 5,5, Mkhitaryan 6, Zaniolo 6, Abraham 5,5 (dall’89’ Afena-Gyan sv). Tranjer Mourinho 5,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.