Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

389 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, i pabesueshem fakti qe ka dale ne pah: “Ne Europe, vetem Manchester City…”

Inter, i pabesueshem fakti qe ka dale ne pah: “Ne Europe, vetem Manchester City…”
Inter Club Staff

+6 ndaj Milanit po vazhdon te beje qe te perflitet shume ne Itali dhe kjo gje i ka dhene Contes nje diference teper qetesuese.

“Edhe pse eshte nje diference e rendesishme, nuk eshte ende siguruese”, shkruan diten e sotme Corriere dello Sport qe paralajmeron keshtu Conten dhe Interin.

Por me sa duket, ne mes te gjithe kesaj historie, ka nje fakt tjeter te madh qe tregon se sa i frikshem eshte ky rrugetim i Interit.

“Eshte nje ritem prej frike, nje frike qe ndihet te cdo kundershtar ne Serie A”, shkruan e perditshmja italiane e cila vazhdon edhe me tej.

“Qe prej asaj 4-2 ne San Siro, ndaj Torinos, ne 22 nentor, me pas kane ardhur 15 fitore, 2 barazime dhe verem 1 humbje ne 18 ndeshje te Serie A.”

“Ka pasur nje mesatare prej 2,61 pikesh per ndeshje. Qe prej shtatorit nderkohe e deri ne nentor, piket kane qene 12 ne 7 jave kampionat, pra nje mesatare prej 1,71 pike per ndeshje.”

Me mire se Interi “ne 100 ditet e fundit ka bere vetem Manchester City ne Europe”, qe ka fituar 3 pike me shume se zikalterit.

50 pike ka fituar skuadra e Pep Guardiola ndersa 47 ka fituar skuadra e Antonio Contes gjate kesaj periudhe.

Por kujdes, “sepse te krahasosh lojen e ekspresit te vendit te pare ne Premier League me ate te vendit te oare ne Serie A eshte e pamundur per shume motive.”

“Qe prej miliona eurove te investuara per lojtaret, qe jane shume me shume per anglezet se sa per Interin.”

“Per kete arsye, edhe kualiteti atje eshte me i larte, e per me shume, Pep Guardiola e ka nisur rrugetimin e tij te City qe kohe me pare, nderkohe Conte ka vetem nje sezon e gjysem.”

Eshte nje krahasim i pamundur ndermjet te dyve, por meqe jemi ketu, deri diku, edhe mund ti krahasojme.

City, per disa motive te ndryshme, ne kete kampionat ka arritur te munde si skuadrat e poshte-klasifikimit por edhe ato te renditura me lart.”

Nderkohe, Interi kete kompaktesi e ka gjetur vetem kohet e fundit, duke modifikuar skemen fillestare prej 3-4-1-2 e duke e bere ne nje 3-5-2 klasik.

E nese Guardiola mund ti lejoje vetes nje loje me sulmuese, fale interpretuesve te tij te mrekullueshem dhe te shtrenjte, nuk duhet harruar se edhe Conte ka disa lojtare mjaft kualitative.

Lukaku dhe Hakimi per shembull, qe po shkelqejne tek Interi, do te luanin fare mire titullare edhe mes yjeve te Pep Guardiola.

Por nese krahason vlerat e dy skuadrave, shikon nje diference teper te madhe nga anglezet e kjo gje e ben kaq fantastike punen e Suning deri me tani.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.