Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,652 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, i pari qe flet eshte heroi Brozovic: “Nuk mund te ndodhe me ajo qe ndodhi sot. Ne asnje moment nuk duhet…”

Inter, i pari qe flet eshte heroi Brozovic: “Nuk mund te ndodhe me ajo qe ndodhi sot. Ne asnje moment nuk duhet…”
Inter Club Staff

Marcelo Brozovic ka qene diten e sotme protagonist i nje ndeshje shume te mire ndaj Spezias edhe fale nje goli te mrekullueshem qe hapi rrugen e fitores.

Nderkohe, pikerisht ai ka qene i pari qe ka dale nga lojtaret e Interit perpara mediave per te folur per kete fitore.

“Sot ka qene nje fitore shume e rendesishme per neve. Tani duhet te vazhdojme keshtu. Kemi Milanin dhe pastaj nje ndeshje tjeter.”

Pas rikthimit tend kane ardhur tre fitore. Te gjithe e dine sa i rendesishem je ti. Tani cfare duhet te beni per te arritur rezultatin final?

“Te vazhdojme keshtu. Edhe sot kemi luajtur mire, kemi vuajtur ne 10 apo 15 minutat e para por nje skuader e madhe ndeshje si keto i fiton. Nuk kam asgje tjeter per te thene.”

Sa e ndjeni derbin?

“Eshte nje ndeshje shume e rendesishme per neve dhe tifozet. Duam te fitojme. Jemi ne 100% te formes sone.”

Sa i gezuar je per golin?

“Shume, por eshte mire edhe kur nuk shenoj por skuadra fiton.”

“Sot ka qene nje sukses shume i rendesishem, jemi te gjithe te lumtur por duhet te vazhdojme keshtu.”

“Por nuk mund te ndodhe edhe te pesojme gola si ky qe pesuam sot. Duhet te qendrojme gjithmone te perqendruar.”

“Mua nuk me ka shkuar ne ndonje moment menda se ndeshja po shkonte nga ana e Spezias, as te goli i tyre.”

“Kemi vuajtur ndonje minute vetem ne fillim por aq, ndeshja me pas ka qene ne duart tona. Jemi te forte, duhet ti fitojme te gjitha dhe pike.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.