Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

867 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ideja e fundit e cmendur e Marottes ka nje emer: Paul Pogba! Ai pritet te ofroje ne kembim…

Inter, ideja e fundit e cmendur e Marottes ka nje emer: Paul Pogba! Ai pritet te ofroje ne kembim…
Inter Club Staff

“Marotta e di qe Interi po kerkon ende Modric, por ai do te donte te hidhej ne sulm per Milinkovic-Savic qe e ka ndjekur edhe kur ishte tek Juventusi por me sa duket, ai ka nje ide akoma me te cmendur: deshiron te sjelle ne Milano te preferuarin e tij: Paul Pogba.”

Ky eshte lajmi i bujshem qe sot jep Tuttosport e cila shpjegon strategjine e ardhshme te merkatos se drejtuesit zikalter.

“Interi sot nuk mund te levize per nje objektiv kaq te madh sepse deri ne 30 qershor ka disa rregulla per te resoektuar per shkak te Settlement Agreement, por Marotta ne udhetimin e tij ne Kine ka pasur siguri se Suning nga 1 korriku do te jape nje liri me te madhe ne merkato dhe shume para per tu investuar.”

“Keshtu, per veren e 2019 Interi mund te hidhet ne sulm per nje top player te ketyre permasave pa problem por natyrisht pa hequr vemendjen nga FPF sepse ajo mbetet ne fuqi, por do te zhduken limitimet e Interit nga SA.”

E pikerisht ketu hyn ne loje aftesia e Marottes, pra ajo e perforcimit te Juventusit vit pas viti edhe duke shitur nje lojtar te madh.”

“Suning deri me tani ka qene shume kunder kesaj strategjie (mos harroni thenien e tyre “ne lojtaret e medhenj i blejme, nuk i shesim”), por Marotta i ka shpjeguar Zhang se rritja e nje skuadre kalon edhe nga kjo strategji e “trading player”, nje strategji qe edhe Ausilio dhe Gardini ishin gati ta perdornin vitin e kaluar perpara se Primavera e Vecchit te fitonte kampionatin duke kthyer reflektoret tek ata dhe duke fituar miliona nga te rinjte.”

“Por pas disa muajsh nuk do te jete tabu te mendohet per nje shitje te madhe per te sistemuar bilancin e skuadres por edhe per te bere nje goditje te madhe ne hyrje.”

Me pak fjale, per te levizur ne menyre me te forte ne merkato, Interi duhet qe te shese nje lojtar te madh nga skuadra.

Sipas Tuttosport, pretendentet per tu shitur jane Perisic (30-40 milione euro ne varesi si do te ece kete sezon) dhe Skriniar (i vleresuar aktualisht 80 milione euro).

Te dy keta lojtare pelqehen shume nga United dhe pikerisht ata mund te perdoren si shkembim me United tek marreveshja per Pogba.

Mardheniet e Marottes jane te shkelqyera me Raiolen, agjentin e lojtarit dhe nese ky i fundit fiksohet me idene e largimit ne drejtim te Interit te klientit te tij nuk mund ta ndale dot askush. Te gjithe e dine aftesine e tij per te arritur tek qellimi qe ka.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.