Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 26, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene deklaratat e tij.

Sa e rendesishme do te ishte kjo fitore? A do te ishte nje kurorezim per rritjen e Interit?

“Nje skuader si e jona, me mbrojtesit qe kemi, mund te beje nje ndeshje duke mbajtur topin mire, e duke ndertuar mire”.

“Faza mbrojtese i takon gjithe skuadres. Ne neser presim dhe e dime qe duhet te bejme nje ndeshje te madhe”.

“E dime qe duhet kualifikimi neser sepse as nuk dua ta mendoj qe ta luajme kete gje ne Munich. Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Duhet te bejme gjithcka”.

Lukaku do te jete me skuadren?

“Nese konfirmohet gjithcka, do te jete. Po punon me shume deshire. Mungon stervitja e sotme, por besoj se do te jete”.

“Ka qene nje humbje e madhe per neve per dy muaj me radhe. Por ne kemi bere mire edhe pa te dhe kjo eshte dicka pozitive per skuadren”.

Ka ndonje diference per sa i perket mbrojtjes se Interit kur luan ne transferte dhe ne shtepi?

“E drejte: ka nje ndryshim mes shtepise dhe transfertes. Ne duhet te tregohemi me te zotet ne disa raste”.

“Per shembull, kemi gabuar te goli i 1-2 te Fiornetines, e me pas Ikone ka bere nje gol shume te madh. Por goli i trete nuk duhet te pesohet nga nje skuader si e jona”.

Kualifikimi lidhet me kontraten e Skriniar. Sa e rendesishme eshte per ty qe te vije rinovimi i tij? Cfare na thoni per kete?

“Une kam fatin te kem drejtues teper te zotet qe po mendojne per kete. Mendimi shkon edhe per lojtaret e tjere qe jane ne kete situate”.

“Shpresoj te zgjidhet nje ore e me pare gjithcka. Skriniar eshte rritur shume pas demtimit te rende ne vere dhe une e dua ketu”.

“Ai eshte pjese e rritjes tone. Per kontraten e di qe drejtuesit jane te zotet dhe jane ne pune per ta zgjidhur kete”.

Si i shikon lojtaret qe po afrohen me Boterorin?

“I shoh te qete. Do te kemi shtate lojtare qe do te shkojne ne Boteror. Neser rekuperojme edhe Lukakun por skemi Brozovic.”

“Pese te tjeret nderkohe mendojne per Interin sepse e dine qe duhet te bejne ketu ndeshjet me te mira para se te nisen per ne Katar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.