Inter, Inzaghi po mendon per nje surprize te madhe ndaj Juventusit? “Nga minuta e pare prite te luaje…”
Inter po mendon me kujdes te madh per sfiden e radhes ndaj Juventusit ne Torino sepse eshte nje ndeshje teper delikate.
Ne kete takim do te vendosen shume gjera duke pare se tashme distanca me kryesimin e Serie A ka shkuar ne 6 pike edhe pse me nje ndeshje me pak.
Per kete gje ka folur sot La Gazzetta dello Sport e cila tregon nder te tjera se si Inzaghi po mendon per nje ndryshim te rendesishem.
“Do te ishte nje surprize e madhe, por Inzaghi po mendon vertete qe te ule ne stol per kete ndeshje Ivan Perisic.”
“Ne krahun e majte ne kete rast do te luante Robin Gosens, i cili erdhi nga Atalanta gjate muajit te janarit.”
“Ai ka qene i demtuar dhe nuk ka luajtur asnje ndeshje si titullar. Deri me tani ka luajtur vetem 85 minuta ne total.”
“Ne ditet e fundit gjermani ka punuar shume mire ne Pinetina dhe ka treguar me se miri se periudha e rekuperimit ka marre fund.”
“Simone Inzaghi tashme ka nje force me shume per te futur ne fushen e lojes dhe Gosens eshte vertete nje element i rendesishem per kete faze delikate.”