Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

888 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja formacioni i Contes kunder Juventusit: “Gati nje ide te cmendur nga minuta e pare?”

Inter, ja formacioni i Contes kunder Juventusit: “Gati nje ide te cmendur nga minuta e pare?”
Inter Club Staff

Interi i Antonio Contes, pas suksesit te premten ne darke ndaj Fiorentines, eshte rikthyer te mendoje per Kupen e Italise.

Te marten, ne Torino, do te luhet gjysmefinalja e rikthimit kunder Juventusit qe nuk eshte aspak nje kundershtar i lehte.

Per kete rast, Conte do te rigjeje nga minuta e pare Romelu Lukaku, i cili ka qene i skualifikuar ne ndeshjen e pare.

Por bashke me belgun, Conte do te rigjeje edhe trenin e tij te shpejte ne krahun e djathte, Achraf Hakimi.

Gjithesesi, surprizat per formacionin e Interit nuk perfundojne ketu sipas asaj qe tregon diten e sotme Tuttosport:

“Deri me tani, ne Kupen e Italise, ka qene pikerisht Alexis Sanchez ai qe ka lene pushim Romelu Lukaku apo Lautaro Martinez.”

“Por tani kiliani do te qendroje ne Milano – bashke me Vidal – sepse eshte i skualifikuar dhe ndaj Juventusit ne ndeshjen e pare ai kishte luajtur me Lautaron pikerisht per Lukakun e skualifikuar.

“Keshtu, ne Juventus Stadium, Antonio Conte do te prezantohet me artilerine e tij perfekte: me nje dyshe sulmi qe bashke kane shenuar 32 gola: 20 belgu dhe 12 argjentinasi.”

“Por dyshimi i madh ka te beje me zevendesuesin e Arturo Vidal. Ne Firenze, kur kiliani ka dale nga fusha, ne vendin e tij ka hyre Roberto Gagliardini.”

“Nese kjo zgjedhje do te konfirmohej, nuk dihet nese do te ishte zgjedhja e duhur: nje lojtar si Gagliardini sa mund ta ndihmoje Interin ne nje ndeshje ku duhen dy gola?”

“Prandaj ekziston mundesia qe Conte te beje nje zgjedhje te cmendur dhe te fuse Eriksen nga minuta e pare ne vend te Vidal dhe taktikisht, Vidal do te zevendesohej me Brozovic.”

“Danezi, ne nje ndeshje qe promovohet si nje ndeshje qe do te kete gola, mund te jete me te vertete nje lojtar shume i rendesishem duke qene se godet shume mire por di te jape assist shume mire gjithashtu.”

“Nderkohe, formacioni i mundshem i Interit mund te jete keshtu:

Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Eriksen, Brozovic, Young, Lautaro Martinez, Lukaku.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.