Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

748 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet perseri Inzaghi: “Jam une tranjeri: me takon mua ti rregulloj gjerat. Lojtareve i kam kerkuar qe sot te…”

Inter, flet perseri Inzaghi: “Jam une tranjeri: me takon mua ti rregulloj gjerat. Lojtareve i kam kerkuar qe sot te…”
Inter Club Staff

“Ndeshja kunder Bayern duhet te jete nje mundesi e madhe”. Keshtu e nis fjalen e tij te shkurter tekniku i Interit, i cili perserit edhe njehere konceptet e treguara me pare ne konference.

Ai ka folur per Sky Sport, duke u thelluar edhe me shume te debutimi i Interit diten e sotme ne Champions League.

“E dime vleren e kundershtarit. Eshte nje nga me te fortet dhe favorite per ta fituar ne fund. Por ne jemi Inter, luajme perballe tifozeve tane”.

“Kemi gjithcka per te bere mire”.

Cfare i kam thene lojtareve pas derbit?

“Ka shume zhgenjim, e dime cfare perfaqeson derbi per ne. Eshte nje rezultat qe nuk e prisnim. E kemi pare dhe ripare”.

“Qartesisht mund te benim me mire, ne fund kemi krijuar por ato 25 minuta te mira ne fund nuk kane sherbyer per asgje”.

E ke kuptuar pse Interi e stakon spinen ne disa momente?

“Ka momente ku te gjithe duhet te bejme me shume. Jemi ne fillim te sezonit, shoh nje kampionat qe ka nisur me ngadale se vitin e kaluar per ne. Do te me takoje mua qe te permiresoj gjerat”.

“Une jam tranjeri dhe me duhet ti rregulloj. Lojtareve cfare i kam kerkuar? Qe te luajne me entuziazem. Te gjithe e dime sa e veshtire eshte ndeshja dhe do te duhet shume entuziazem”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.